Kronika 6 September 2024, 16:03 Nga VNA

Video/ Arrestohet i shumëkërkuari Marklen Haka

Ndaje në Whatsapp
Video/ Arrestohet i shumëkërkuari Marklen Haka

I shumëkërkuari Marklen Haka përfundoi në prangat e policisë pas një aksioni që u zhvillua ditën e sotme në Nikël. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar "Revanshi".

Haka kishte hyrë në perplasjen mes të fortit të Niklës, Durim Bami me ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Në një moment ai bën plane për vrasjen e Bamit me të cilin dikur ishte mik e më pas armik i përbetuar dhe jepte informacion për levizjet e të fortit të Niklës.

Haka që jeton vetëm me babain e tij i ka mbijetuar të paktën dy atentateve. Në atentatin e shtatorit 2019 atij iu vra halla e tij ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Për kapjen e Hakës janë angazhuar forca të shumta të policisë, të cilat kanë qëndruar në zonë për një muaj me radhë. Zona e Niklës është monitoruar edhe me dron, ndërsa forcat speciale kanë qenë në gatishmëri në çdo moment derisa e prangosën.

Më poshtë njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut".

Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë.

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Video-2024-09-06-at-5.47.33-PM.mp4"][/video]

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme