Kronika 6 September 2024, 12:05 Nga VNA

Kulisat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe propaganda e ministrit Ervin Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Kulisat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të

Muhamet Rrumbullaku u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit dy vite pasi mori këtë detyrë. Jozyrtarisht, dorëheqja e tij u njoftua mbrëmjen e së enjtes, një veprim që duket i detyruar, pasi në Fletoren Zyrtare ishte publikuar udhëzimi i Ministrit të Brendshëm për zgjedhjen e kandidatit të ri për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që Rrumbullaku ishte ende në detyrë, Ministri i Brendshëm hapi konkursin për emrin e ri, çka e detyroi atë të japë dorëheqjen.

Në vend të tij, përkohësisht u emërua Sokol Bizhga, një oficer me karrierë të gjatë në radhët e policisë. Bizhga do të jetë ushtruesi i detyrës deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi ndryshimet e mëdha në radhët e policisë, në daljen e tij të parë publike, duke përdorur gjuhën e një politikani që synon "segmentin e ri të rrugës sonë drejt Shqipërisë 2030." Ai vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të policisë në dekadën e fundit, ndërsa theksoi se në kohën kur demokratët ishin në pushtet, policia ishte në një pikë kritike, duke u përballur me mungesë mbështetjeje.

“Të papaguar, të paushqyer, të paveshur, të pambështetur me mjete dhe fuqi motorike dhe më e keqja, të tradhtuar në operacionet me rrezik jete,” tha Hoxha, i cili ka vetëm 30 ditë në krye të Ministrisë së Brendshme, periudhë gjatë së cilës nuk ka shënuar asnjë rezultat të rëndësishëm. Ai shtoi se ambicia e tij për "Policinë e Shtetit 2030" është ta shndërrojë atë në një trupë të denjë për Bashkimin Europian.

Megjithëse Hoxha përgëzoi punën e Rrumbullakut dhe deklaroi se stafeta do t'i kalojë një gjenerate të re drejtuesish, ai nuk dha arsye të qarta për largimin e tij. Ministri nuk përmendi as përfshirjen e elementeve të inkriminuar brenda policisë, as ndonjë strategji për eliminimin e të korruptuarve nga radhët e saj. Nuk adresoi as faktin se brenda policisë ekzistojnë klane të fuqishme që luftojnë njëri-tjetrin, disa të mbështetura nga politika, të tjerat nga krimi.

Në fund, Hoxha theksoi se drejtuesit e rinj do të zgjidhen me meritë dhe integritet, duke shtuar se asgjë tjetër nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes. Megjithatë, nuk dha asnjë garanci për emrin e ri që do të zërë vendin e Rrumbullakut, për të cilin flitet se u largua si rezultat i përplasjeve të brendshme të grupeve në polici.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme