Kronika 6 September 2024, 11:54 Nga VNA

Ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër, arrestohet njëri nga autorët

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër, arrestohet njëri nga

Policia e Shkodrës arrestoi një person të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Elis Rroshkodol në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e 30 gushtit. Ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim.

Xh. M., 26 vjeç dyshohet se ka siguruar automjetin që u përdor në vrasje, ndërsa ka kryer veprime për zbardhjen e së vërtetës.

Policia tha se ka shpallur në kërkim shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

“Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit Elis Rroshkodol”, njoftoi policia. policia zbuloi në Tiranës një një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.

“Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët në vrasje e Roshkodolit”, deklaroi policia.

Elis Rroshkodol u qëllua për vdekje teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i skeduar nga autoritetet belge si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme