Kronika 5 September 2024, 08:48 Nga VNA

Krimi horror në Shënavlash të Durrësit/ Esmerald Balla fshiu pamjet e kamerave të sigurisë së shtëpisë, për të fshehur gjurmët e vrasjes së babait

Ndaje në Whatsapp
Krimi horror në Shënavlash të Durrësit/ Esmerald Balla fshiu

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla 30-vjecar vraun babain dhe i fshehu trupin në pus.

Hetuesit thonë se 30-vjecari fshiu pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim që të fshihte gjurmët e krimit qe tronditi vendi. Grupi i hetimit sekuestroi DVR dhe konstatoi se nuk kishte pamje që nga dita kur Esmerald Balla e kishte denoncuar si të humbur babain Enver Balla me 13 gusht 2024.

Prokuroria e Durrësit po e rindërton dinamikën e krimit bazuar mbi dëshminë e të dyshuarit dhe provat që ka gjetur në celularin e tij.

Hetuesit dyshojnë se ai  mund të ketë patur bashkëpunëtorë dhe për këtë shkak, Esmerld Balla do të ripyetet për ngjarjen, ndërsa po hetohen lidhjet e tij shoqërore dhe lëvizjet e tyre gjatë muajit të fundit.

Esmerald Balla denoncoi me 13 gusht se babai i tij ishte larguar me një grua të panjohur dhe kishte humbur kontaktet me të. Ndërkohë që ai e kishte vrarë për shkak sherrit për kursimet dhe e kishte trasportuar trupin 1 km larg banesës duke e hedhur ne pus. Armën e krimit e kishte hedhur në kanal.

Pas orësh të gjata marrje në pyejtje, Balla pranoi për policinë se kishte kryer krimin dhe tregoi vendin ku kishte fshehur trupin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme