Kronika 4 Shtator 2024, 18:53 Nga VNA

Krimi tronditës në Shënavlash/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Enver Ballës nga i biri. Esmerald Balla u tradhtua nga mesazhi i rreme qe dërgoi ne instagram

Ndaje në Whatsapp
Krimi tronditës në Shënavlash/ Zbardhet dinamika e vrasjes

Më 13 gush, 30-vjecari Esmerald Balla trokiti në dyert e policisë dhe denoncoi humbjen e kontakteve me babain e tij, 62-vjecarin Enver Balla. Në denoncimin e bërë ai pretendonte se prej prej atij mëngjesi, babai ishte larguar me një grua të panjohur cdhe ai kishte humbur cdo kontakt me të.

Esmerald Balla, shkonte edhe më tej duke ngritur dyshime se kjo grua, mund ta kishte vrarë babain e tij.

Hetimet e nisura nga policia pas këtij deboncimi zbuluan një krim tronditës brenda familjes së ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, një krim që është thuajse identitik me vrasjen e Pëllumb Metës nga vajza dhe dy djemtë.

Këtë të mërkurë policia gjeti trupun e pajetë të 62-vjecarit Enver Balla bfenda një pusi dhe arrestoi si tëë dyshuar djalin e viktimës, shtetasin Esmerald Balla.

Si u zbulua krimi

Pak ditë pas denoncimit të berë nga Esmerald Balla, në polici mbërrin djali tjetër i 62-vjecarit. Ai njoftoi policisë se kishte marrë mesazh nga një grua e panjohur, e cila i shkruante në rrjetin social instagram të mos e kërkonte babain. “Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime”, njoftoi policia.

Esmerald Balla do të tradhtohej së pari pikësisht nga ky mesazh që i dërgoi vëllait të tij në Itali. Sipas policisë ai kishte hapur adresë false ku teksa hiqej si një njeri tjetër i kërkonte familjes së Enver Ballës, të mos bënin kërkime për gjetjen e tij.

Dyshimet do të shtoheshin kur në banesë do të gjendej një kasfortë e cila ishte hapur me sende të forta dhe brenda së cilës besohej se kishte patur para. “Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari”, njoftoi policia.

Kështu mëngjesin e 13 gushtin në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, Esmerald Balla e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë.

“Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes”, njoftoi policia.

Pas 48 orësh qëndrimi në polici Esmerald Balla u dorëzua dhe tregoi vendin ku kishte fshehur trupin e babait si dhe vendin ku kishte hedhur armën e krimin.

Ndaj 30-vjecarit rëndojnë dyshime për akuzat: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

Dëshmia

Esmelard Balla iu tha hetuesve se u konfliktua me bababin e tij pasi dyshonte se për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore që kishteai kishte prishur kursimet e shtëpisë. Ai tha se krimin e kreu në gjaknxehtësi. Por dëshmia e tij se ka bindur policinë, pasi ka dyshime se ai mund të ketë patur bashkëpunëtorë. Në celularin e tij policia ka gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ndërsa ka mundur të zbulojë se Esmerald Xhafa bënte kërkime në faqe eskortash, që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme