Kronika 4 September 2024, 16:29 Nga VNA

Ngjarje tragjike në Durrës/ Djali vret babain dhe e hedh në pus, disa ditë më pas e denoncon në polici si të zhdukur

Ndaje në Whatsapp

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla raportohet se ka vrarë babanë e tij Enver Balla dhe më pas e ka hedhur në pus me qëllim zhdukjen e kufomës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur 20 ditë më parë, ndërkohë që djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.

Pas dy ditësh marrje në pyetje nga policia, Emerald Balla ka pranuar se e ka vrarë babain me armën e gjahut si dhe iu ka treguar pusin ku kishte hedhur trupin e pajetë.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i kishte marrë shuma parash.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Historia duket sikur përsëritet me ngjarjen tragjike të 10 shkurtit po në Shënavlash të Durrësit, ku 3 fëmijët vranë babanë Pëllumb Meta dhe e groposën në kasollen e bagëtive pranë banesës dhe më pas e raportuan të zhdukur.

[caption id="attachment_10453" align="alignnone" width="620"]Viktima Enver Balla Viktima Enver Balla[/caption]

[caption id="attachment_10454" align="alignnone" width="316"]Autori Esmerald Balla Autori Esmerald Balla[/caption]

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme