Kronika 3 September 2024, 19:03 Nga VNA

Bashkim Ulaj i la pa akses në rrugën Thumanë-Kashar/ Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës sërish në protestë, përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp
Bashkim Ulaj i la pa akses në rrugën Thumanë-Kashar/ Banorët

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Ata janë përplasur me forcat e policisë në momentin që kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Protestuesit kanë bllokuar sërish autostradën Thumanë-Kashar, duke kërkuar reagimin e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë hall që ka prekur mbi 85 mijë banorë të zonës, si dhe më shumë se 2 mijë biznese.

Ata fajësojnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku që e la koncensionarin të izolonte këto zona me rrugën që ndërtoi. Për këtë ata kanë dorëzuar edhe një kallëzim penal në SPAK ndaj Ballukut, ARRSH-së dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.

Kjo është protesta e njëmbëdhjetë e banorëve, ndërsa janë të vendosur në kërkesën e tyre.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme