Kronika 3 September 2024, 17:27 Nga VNA

Detaje nga atentati në Don Bosko/ Të plagosur 45-vjeçari që dyshohet se ishte shënjestra e autorëve dhe kamarieri i lokalit. Ja çfarë ka gjetur Policia

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga atentati në Don Bosko/ Të plagosur 45-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë ku mbetën të plagosur dy persona.

Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi i cili rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali. 45-vjeçari ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.

Ndërsa i plagosuri tjetër është 22-vjeçari Ronaldo Metushi që punonte kamerier në lokalin ku u krye atentati. Dyshohet se autori ka qëlluar me pistoletë silenciator, pasi të shtënat nuk janë dëgjuar në zonë.

Në një deklaratë nga vendi i ngjarjes, Vocaj deklaroi se në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa në makinën e autorëve, e cila u gjet e djegur në Kamëz, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri. Ai u shpreh se dy personat e plagosur ishin të ulur në një kafe kur janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas Vocajt, mendohet se autorët kanë qenë tre persona, bashkë me drejtuesin e mjetit dhe kanë qëlluar nga brenda makinës. Po ashtu ai tha se kanë pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe kjo do t’i ndihmojë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme