Teknologji 2 Nëntor 2024, 19:41 Nga VNA

Paralajmërimi i ekspertit: "Jemi vetëm në 1% të potencialit të inteligjencës artificiale. Ky është një revolucion epokal"

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i ekspertit: "Jemi vetëm në 1% të

Takimi ynë ishte me Luca Rossin, një nga të paktët menaxherë italianë që mban një pozicion drejtues në një nga korporatat teknologjike (është drejtuesi i divizionit për AI në pajisjet Lenovo), për të kuptuar se si e sheh ai të ardhmen dhe çfarë parashikimesh mund të bëhen për 10 vitet e ardhshme.

Pse AI nuk është një inovacion që mund të zhvillohet thjesht “në garazh” dhe kërkon një bashkëpunim të fortë mes korporatave të mëdha të teknologjisë dhe gjithë ekosistemit të kompanive dhe profesionistëve? «Inteligjenca artificiale është një revolucion që mund të krahasohet me atë të internetit, por edhe me kalimin epokal nga telefonat celularë me tastierë tek smartfonët. Në anglisht, këto fenomene quhen “trende sekulare”, për të treguar diçka me rëndësi të jashtëzakonshme që ndodh shumë rrallë. Një moment historik që shënon edhe fundin e një monopoli, atë të Microsoft-it dhe Intel-it, që për gati tridhjetë vjet kanë udhëhequr botën e informatikës. Inteligjenca artificiale është natyrshëm një teknologji e shpërndarë, që përfshin shumë aktorë të ndryshëm; disa prej tyre janë kompanitë e mëdha të teknologjisë që njohim, të tjerat janë organizata më të vogla, të afta për të zhvilluar zgjidhje të specializuara dhe vertikale.»

A mund të presim ardhjen e ndonjë kompanie të re të madhe lidere në këtë sektor?

«Do të shohim një botë shumë më të hapur se më parë dhe me siguri do të ketë hapësirë për disa kompani të reja të mëdha që ndoshta sot nuk janë as regjistruar. Në këtë skenar është gjithashtu e mundur të mendojmë që një nga kompanitë e mëdha të teknologjisë që njohim mund të dështojë brenda 10 vitesh, e kapërcyer nga ndonjë kompani e re.»

Suksesi i madh dhe përhapja e shpejtë e inovacioneve si interneti dhe rrjetet sociale janë gjithashtu për shkak të faktit që përdoruesit nuk kanë pasur kurrë nevojë të paguajnë për to; a mendoni se edhe AI mund të jetë falas? «Kostoja e AI është shumë më e lartë se çdo teknologji tjetër që kemi përdorur deri tani; investimet janë aq të mëdha sa nuk është e mundur ta ofrosh këtë inovacion falas. Mjafton të mendosh për koston e energjisë, e cila do të bëhet aq e madhe sa kompanitë më të mëdha po mendojnë madje të ndërtojnë centrale bërthamore të vogla. Duhet thënë gjithashtu se përfitimet që AI do të sjellë në aspektin e produktivitetit, si në punë ashtu edhe në jetën private, do të jenë aq të mëdha dhe të dallueshme saqë do të jemi të gatshëm të paguajmë për to. AI do të bëhet një shërbim bazë.»

A është AI gati për të ndryshuar pajisjet teknologjike që njohim, a mund të presim gjithashtu ardhjen e produkteve tërësisht të reja?

«Në 10 vitet e ardhshme edhe blenderi do të ketë inteligjencë artificiale. Nuk ka dyshim që të gjitha pajisjet do të ndryshojnë në një farë mënyre me integrimin e sistemeve AI, megjithëse në mënyra të ndryshme. Kjo transformim do të na çojë gjithashtu të mirëpresim ardhjen e robotëve humanoidë që falë AI do të mund të ndërveprojnë me të gjitha pajisjet në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. Jam i sigurt që robotët për të ndihmuar njeriun do të jenë një nga tregjet më të mëdha në planet.»

Dhe sa i përket PC-ve, tabletave dhe smartfonëve?

«Një nga tendencat që shoh në horizont është sigurisht miniaturizimi gjithnjë e më i theksuar, i shoqëruar me rritjen eksponenciale të kapaciteteve të llogaritjes. Mendoj gjithashtu se tastiera dhe miu do të bëhen të panevojshëm, pasi njerëzit do të ndërveprojnë me këto pajisje vetëm me zë, duke lejuar kështu çlirimin e dizajnit të produkteve që nuk do të jenë më domosdoshmërisht të formës drejtkëndëshe. Në një të ardhme relativisht të afërt do të ketë hapësirë për të mirëpritur edhe një formë të re të kompjuterizimit në masë, e cila mund të jetë ajo e ofruar nga syzet inteligjente. Syzet e zgjuara që do të shohim do të jenë ndoshta shumë të lehta, të fuqishme, të lidhura me cloud dhe të afta për të shfaqur përmbajtje të kombinuara të realitetit virtual dhe të shtuar.»

A mund të presim ndonjë revolucion edhe në software, ndoshta me përhapjen e Twin AI, klonët tanë inteligjentë?

«Në të ardhmen do të kemi dy lloje robotësh: ata digjitalë dhe ata fizikë. Produktet fizike do të jenë robotët humanoidë dhe në një farë mënyre edhe automjetet e gjeneratës së re, të cilat do të jenë kompjuterë të vërtetë mbi katër rrota që do të drejtojnë vetë. Robotët digjitalë do të jenë chatbot-et AI që po evoluojnë gjithnjë e më shumë dhe që ne besojmë se do të bëhen vërtet Personal Twin, klone digjitale. Këto sisteme do të jenë të afta të njohin mjedisin në të cilin veprojnë, do të dinë gjithçka për ne dhe me pëlqimin tonë do të kryejnë veprime të vërteta për llogari tonë. Këto Twin AI do të kenë një nivel njohurie që do të përmirësohet vazhdimisht dhe që do të jetë i disponueshëm horizontalisht në më shumë pajisje. Kur të ndryshojmë produktet, nuk do të kenë nevojë të mësojnë gjithçka nga fillimi. Duke shkuar në këtë drejtim, kemi nisur AI Now-in tonë, një sistem ende në zhvillim, por që tregon rrugën që Lenovo dëshiron të ndjekë, me investime gjithnjë e më të rëndësishme edhe në software dhe siguri.»

Në çfarë pike është AI sot, a nuk ka rrezik që efekti “wow” të zbehet shpejt?

«Nga 0 deri në 100 të potencialit të asaj që AI do të arrijë në të ardhmen, sot jemi në nivelin 1, maksimumi 2. Çfarë na mbetet për të parë është shumë më i madh sesa çfarë kemi parë deri tani. Është e mundur që disa njerëz të fillojnë të pyesin veten se për çfarë shërben vërtet inteligjenca artificiale sot; pas bumit fillestar është normale të ketë një rënie të interesit, por kjo inovacion do të na ndryshojë rrënjësisht jetën në mënyrë progresive në 10 vitet e ardhshme.

Do të vijë një pikë ku do të pyesim veten, “si ia dilnim më parë?”» Si duhet të përgatitemi për këtë revolucion teknologjik, a jemi tashmë të vonuar?

«Në krahasim me të tjerët, Evropa, sipas mendimit tim, është pak prapa. Dëshira për të rregulluar gjithçka është ndoshta e tepruar, duhet të investojmë dhe të lëvizim më shpejt. Kompanitë duhet të bëjnë më shumë eksperimentime për të kuptuar se ku AI mund të përmirësojë proceset. Edhe ne përdoruesit nuk mund të qëndrojmë në margjina të këtij revolucioni, veçanërisht brezat e rinj.»

A janë në horizont më shumë rreziqe apo mundësi?

«Përfitimet që do të kemi nga kjo teknologji janë jashtëzakonisht më të mëdha se çdo vështirësi apo gabim që mund të ndodhë gjatë rrugës, sepse AI do të bëjë një kalim të jashtëzakonshëm për njerëz. Mjafton të mendojmë për përparimet që do të kemi në shëndetësi, arsim, dhe për mundësinë e zvogëlimit në mënyrë të konsiderueshme të hendekut digjital. Si me çdo risi teknologjike, do të duhet sigurisht t’i qasemi me kujdes të duhur, por ka një vëmendje të madhe nga ana e ekspertëve dhe kjo më bën mjaft optimist.

Corriere della Sera

Video

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar në mënyrë tragjike gjatë një stërvitjeje për një shfaqje ajrore në qytetin Radom, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur avioni ngjitet në lartësi, tenton një manovër të rrezikshme “loop-the-loop”, por humbet kontrollin dhe përplaset me pistën, duke shpërthyer menjëherë në një top zjarri. Piloti, një veteran i ushtrisë, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Protestuesit sulmojnë me gurë presidentin e Argjentinës, Javier Milei. Ngjarja ndodhi gjatë një takimi elektroale në Buenos Aires të mërkurën. Incidenti detyroi forcat e sigurisë të pezullojnë menjëherë takimin elektoral.

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në Tunelin e Llogarasë, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit me rradhë të gjata automjetesh. Njoftimi i plotë: Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale. Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

VIDEO/ Aktivistë pro-palestinezë i bllokojnë rrugën ekipit izraelit të çiklizmit, Policia spanjolle shmang incidentet Në Figueres të Spanjës, aktivistë pro-palestinezë ndaluan ekipin izraelit të çiklizmit gjatë një gare ekipore me kronometër në turin çiklistik “Vuelta”. Protestuesit bllokuan fizikisht rrugën, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe banderola që shkruanin: “Neutraliteti është bashkëfajësi, bojkotoni Izraelin”. Organizatorët dhe policia zhbllokuan shpejt rrugën, duke shmangur çdo aksident. Ekipi izraelit, ku bën pjesë edhe çiklisti izraelit Nadav Raisberg, humbi vetëm disa sekonda, pa ndonjë pasojë vendimtare për renditjen e përgjithshme. Izraeli ka qenë prej kohësh shënjestër e protestave: incidente të ngjashme kanë ndodhur tashmë në Tour de France dhe Giro d’Italia, me thirrje për bojkot nga lëvizjet që denoncojnë politikat izraelite ndaj palestinezëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme