Kronika 21 May 2024, 18:30 Nga VNA

Një i vdekur dhe 3 minatorë të plagosur në minerën e Martaneshit, Policia arreston rrestohen disa persona

Ndaje në Whatsapp
Një i vdekur dhe 3 minatorë të plagosur në minerën e

Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e minatorit 29 vjeçar, ngjarje e ndodhur ditën e sotme, në një nga galeritë e kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh.

Mësohet se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Për pasojë 29 vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa 40 vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme