Lifestyle 31 July 2026, 10:37 Nga VNA

“Nëna e partnerit e dominon dhe po shkatërron marrëdhënien tonë”, ekspertët: Vendosni kufij, jo ultimatume

Ndaje në Whatsapp
“Nëna e partnerit e dominon dhe po shkatërron

Një grua rreth të 30-ave, e cila jeton prej një dekade në Spanjë, ka rrëfyer se marrëdhënia shumë e ngushtë mes partnerit të saj dhe nënës së tij po e bën të ndihet e pafuqishme, xheloze dhe e pasigurt për të ardhmen e çiftit.

Në një letër drejtuar rubrikës së këshillave të The Guardian, ajo shprehet se partneri i saj, një spanjoll dhe fëmijë i vetëm, ka krijuar një lidhje të varur emocionalisht me të ëmën, sidomos pasi babai i tij braktisi familjen kur ai ishte adoleshent.

Sipas saj, nëna përdor shpesh shprehje si “nuk të shoh kurrë”, të cilat ajo i konsideron manipuluese. Ajo vëren gjithashtu se partneri bëhet më i dashur ndaj saj pasi kalon kohë me të ëmën, gjë që e bën të ndihet edhe më e pasigurt. Gruaja thotë se e ka të vështirë të flasë për këtë, pasi partneri reagon në mënyrë mbrojtëse dhe mohon se ekziston një varësi.

Psikoterapisti dhe punonjësi social Jason Maldonado-Page shpjegon se situata duhet parë në kontekstin e historisë familjare dhe kulturës. Sipas tij, si fëmijë i vetëm që përjetoi largimin e të atit, partneri mund të jetë ndjerë përgjegjës për mirëqenien emocionale të nënës së tij, duke krijuar një lidhje shumë të fortë me të.

Eksperti thekson se afeksioni më i madh ndaj partneres pas takimeve me nënën mund të jetë një mënyrë për të ulur ankthin dhe për të balancuar tensionin mes dy marrëdhënieve më të rëndësishme në jetën e tij.

Ai këshillon çiftin të diskutojë hapur mbi mënyrën se si janë rritur, pritshmëritë që kanë për familjen dhe kufijtë që duan të vendosin, pa e kthyer situatën në një zgjedhje mes partneres dhe nënës.

Sipas psikoterapistit, qëllimi nuk është prishja e lidhjes me nënën, por krijimi i një ekuilibri të ri që i jep hapësirë marrëdhënies në çift të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme