Rajoni 19 December 2024, 16:31 Nga VNA

Në kërkim ndërkombëtar/ Fetai: Artan Grubi ndodhet në Shqipëri!

Ndaje në Whatsapp
Në kërkim ndërkombëtar/ Fetai: Artan Grubi ndodhet në

Zv/Kryeministri për Politikat dhe Sundim të Mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai zbuloi në “Ditari i mesditës” nga Denisa Pasholli në A2 CNN, se Artan Grubi fshihet në Shqipëri pasi u arratis përmes Kosovës me një makinë diplomatike. Fetai, i cili ka mbajtur disi peshën e qeverisë në përgjigje për çdo akuzë ndaj Artan Grubit dhe BDI-së, i bëri thirrje ish/zv-kryeministrit që ta mbajë fjalën dhe të rikthehet në Shkup për t’u përballur me drejtësinë. “Po, Artan Grubi është arratisur! Është arratisur me një veturë diplomatike përmes Kosovës dhe në bazë të informatave që i kemi ai gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje Artan Grubit që të kthehet. Në vendin tonë si në çdo vend demokratik vlen prezumimi i pafajësisë derisa nuk është dëshmuar e kundërta, ndaj shfrytëzoj rastin edhe njëherë ti bëj apel ish-zv/kryeministrit Grubi që ti qëndrojë fjalëve të tij, të mos ikë nga drejtësia, të kthehet në vend dhe të dëshmojë atë që ka për të dëshmuar për aktakuzën që i është ngritur”, u shpreh Fetai.

Më tej ai pranoi se nuk ndjen aspak gëzim për faktin se një shqiptar, pavarësisht ndasive politike, po akuzohet për korrupsion dhe është shpallur non-grata nga SHBA. “Unë besoj që lajmet e ditëve të fundit në lidhje me futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane janë lajm i keq për rajonit, janë lajm i keq për shqiptarët. Por megjithatë konfirmojnë atë gjë që është thënë nga atëherë opozita, tani qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, nga ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve strategjikë të RMV-së, që në vendin tonë ekziston një epidemi korrupsioni dhe pandëshkueshmëria është kthyer në normë për shkak të ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë”, tha Fetai. Pavarësisht keqardhjes që shprehur, Fetahi nënvizoi se Artan Grubi në veçanti, por edhe BDI kanë shfrytëzuar pushtetin dhe ndikimin mbi drejtësinë për të ndihmuar një antishqiptar si ish-shefi i Shërbimit Sekret të RMV-së, Sasha Mijallkov. “Arsyeja përse ish-zv/kryeministri Grubi është futur në listën e zezë, është sepse ka ndikuar drejtpërsëdrejti në sistemin e drejtësisë, përmes një gjykatësi shqiptar, i cili në mënyrë sistematike e ka organizuar vjetërsimin e lëndëve të ish-shefit të Shërbimit Sekret në vendin tonë, Sasha Mijallkov, një anti-shqiptar i përbetuar, njeri përgjegjës për raste të montuara politike kundër shqiptarëve dhe njeri kundër linjës pro-europiane të vendit. Pra BDI ka ndihmuar interesat thellësisht anti-europiane dhe anti-amerikane”, deklaroi ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme