Sociale 12 October 2024, 07:53 Nga VNA

Moti për ditën e sotme

Ndaje në Whatsapp
Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra pritet të jetë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në verilindje ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët lokale dhe (në formën e pikave). Nga orët e mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë dhe shikim i redukutar në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verlindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme