Bota 5 November 2024, 09:21 Nga VNA

Ministri serb i transportit jep dorëheqjen pas shembjes së çatisë që shkaktoi 14 viktima

Ndaje në Whatsapp
Ministri serb i transportit jep dorëheqjen pas shembjes së

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë tha të hënën se ai po jepte dorëheqjen, disa ditë pasi një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.

Ministri serb i Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiç njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë shtypi, që pasoi zemërimimin në rritje për shembjen vdekjeprurëse që ndodhi të premten në qytetin verior të Novi Sadit. Dorëheqja e zotit Vesiç duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë.

“Ju njoftoj se nesër në mëngjes zyrtarisht do ta dorëzoj dorëheqjen”, tha zoti Vesiç. “Pasi ta pranojë parlamenti, nuk do ta kryej më këtë detyrë”.

Kamerat e sigurisë regjistruan shembjen masive të murit të jashtëm të ndërtesës së stacionit të treanit, që shkaktoi rënien e çatisë mbi njerëzit që ishin ulur poshtë në stola ose hynin e dilnin stacioni.

Stacioni i trenit është rindërtuar dy herë në vitet e fundit. Kritikët e qeverisë populiste të Serbisë thanë aksidenti tragjik është pasojë e korrupsionit të shfrenuar, mungesës së transparencës dhe punës së ngadaltë gjatë rindërtimit. Rinovimi ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë kineze të ndërtimit.

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç, duke i akuzuar ata si përgjegjës për aksidentin vdekjeprurës.

Grupet e opozitës planifikojnë të mbajnë një tubim të martën në Novi Sad dhe protesta të tjera më vonë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Vesiç tha se nuk pranon asnjë faj për vdekjen e viktimave.

“Nuk mund ta pranoj fajin për vdekjen e 14 personave, sepse as unë, as njerëzit që punojnë me mua, nuk mbajmë as edhe një grimcë përgjegjësie për tragjedinë që ndodhi”, tha ai. “I bëj thirrje autoriteteve që të nisin hetimet sa më shpejt për të gjetur pergjegjësin e kësa tragjedie.”

Mes të vdekurve është edhe një vajzë 6-vjeçare.

Zyrtarët populistë kanë akuzuar partitë opozitare për përdorimin e tragjedisë për përfitime politike duke u zotuar për përgjegjësi. Vuçiq të hënën premtoi se përgjegjësit do të ndëshkohen.

“Jam i sigurt se autoritetet shtetërore do të gjejnë përgjegjësinë e tragjedisë që ndodhi në vendin tonë”,tha Vuçiq.

Prokurorët serbë thanë se ata tashmë kanë marrë në pyetje më shumë se 40 persona, përfshirë zotin Vesiç, që nga hapja e hetimit të shtunën. Por kritikët thonë se nuk do të ketë drejtësi, sepse populistët kanë kontroll të fortë të sistemit gjyqësor dhe policisë.

Stacioni hekurudhor i Novi Sadit u ndërtua fillimisht në vitin 1964. Stacioni i rinovuar u përurua nga Presidenti Vuçiç dhe aleati i tij populist, kryeministri hungarez Viktor Orbán, mbi dy vjet më parë si një ndalesë kryesore për një linjë treni të shpejtë të planifikuar midis Beogradit dhe Budapestit.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme