Sociale 6 September 2024, 19:30 Nga VNA

Mbyllet protesta në aksin Thumanë-Kashar, njoftojnë takim me kryebashkiakun e Krujës: Nëse nuk na jep zgjidhje përshkallëzojmë tubimin

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet protesta në aksin Thumanë-Kashar, njoftojnë takim me

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë zhvilluar protestën e dymbëdhjetë ditën e sotme në autostradën Thumanë-Kashar. Ata bllokuan për disa minuta rrugën ndërsa bënë thirrje që kërkesa e tyre për akses në këtë rrugë të merret parasysh.

Ata gjithashtu njoftuan se një përfaqësi e tyre do të takojë kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi ditën e hënë. Protestuesit shpresojnë që nga ky takim të vijë një zgjidhje, që autostrada të ketë hyrje-dalje, pasi në të kundërt nga e mërkura do të përshkallëzojnë protestat.

Ata më herët kanë fajësuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku që e la koncensionarin të izolonte këto zona me rrugën që ndërtoi. Për këtë ata kanë dorëzuar edhe një kallëzim penal në SPAK ndaj Ballukut, ARRSH-së dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme