Sociale 5 September 2024, 14:11 Nga VNA

Guvernatori Sejko: Më shumë kredi në lek, shtrëngohen kushtet për mikrokreditë

Ndaje në Whatsapp
Guvernatori Sejko: Më shumë kredi në lek, shtrëngohen

"Ne kemi pasur një rritje të kredisë me bazë vjetore në nivelin e 15% dhe brenda kësaj rritje, vetëm kredia në lekë është rritur në nivelin e 20%. Kjo rritje ka qenë e njëtrajtshme si për individët ashtu edhe për bizneset”, tha Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë e vlerëson zhvillim pozitiv zgjerimin e kredi-dhënies, ndikuar kryesisht nga kërkesa për hua për blerje banesash. Por sipas guvernatorit, kjo ecuri mund të mos zgjasë përgjithmonë.

“Rreziku kryesor që përballet sektori financiar dhe ai bankar është rreziku i kredisë... sikurse e thash rreziku i kredisë ka qenë i kontrolluar, ka ardhur në rënie sipas analizave, por disa elementë janë për t’u vlerësuar dhe për t’u adresuar dhe këto ishin si objekt i analizës së Këshillit Mbikëqyrës”, tha Sejko.

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, që miratoi Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2024, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tregoi edhe mbi masat që po merren për mbrojtjen e huamarrësve veçanërisht në institucionet financiare jo-banka.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vlerësoi se rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishëm, kryesisht nga zhvillimet gjeopolitike në botë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme