Sociale 4 September 2024, 13:34 Nga VNA

Financat, Malaj: Po punojmë për një skemë të re pensionesh më të larta

Ndaje në Whatsapp
Financat, Malaj: Po punojmë për një skemë të re

Ministria e Financave do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të plotësojë vendimin në lidhje me profesionet e lira për të saktësuar se çfarë do të ndodhë me pagesat që individët kryen nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit e deri në shfuqizimin e tij nga kjo gjykatë.

Gjykata Kushtetuese nuk shprehet se çdo të ndodhë me efektet që ka prodhuar ky ligj deri në momentin e vendimit të saj për ta shfuqizuar. Duke qenë se ky ligj ka prodhuar disa efekte financiare, po përgatisim një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese, ku do t’i kërkojmë saktësime”, tha Malaj. Deri atëherë, nënvizoi ai, Ministria e Financave nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim. “Me marrjen e vendimit apo plotësimin e saktësimit do të ndjekim hapat në përputhje me të“, shtoi Malaj. VENDIMI I KUSHTETUESES Më 27 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi me 15 % bizneset e vogla ofrues të shërbimeve profesionale, me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë. Gjykata shfuqizoi nenin 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe e 3 e ligjit dhe nenin 4 të VKM 753/2023. Sipas këtij vendimi, për të vetpunësuarit, individët tregtarë dhe entitetet ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, tatimi i fitimit do të jetë zero deri në fund të 2029, nga 15 % që u miratua në fillim të këtij viti.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme