Sociale 4 September 2024, 15:49 Nga VNA

Zjarr me përmasa të mëdha në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Zjarr me përmasa të mëdha në zonën e ish-Metalurgjikut

Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar sot në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike. Policia raporton se shkak për rënien e zjarrit dyshohet prej një shkëndije elektrike. Paraprakisht situata paraqitet mjaft kritike. Disa automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ka kaluar në gatishmëri edhe Spitali Rajonal i Elbasanit Autoambulanca dhe personeli mjekësor janë nisur drejt fabrikës së përfshirë nga flakët. Zjarri në ra një fabrikë të prodhimeve plastike. Aktualisht katër zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës po punojnë për izolimin e flakëve. E gjithë fabrika është mbuluar nga flakët. Për shkak të shtëllungave të tymit nga djegia, në të gjithë zonën ka ndotje masive dhe erë të keqe nga materialet plastike. Zjarri fillimisht ra në magazinën e arkave plastike. Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme