Politika 11 June 2024, 18:30 Nga VNA

“Vendimet duhet të jenë serioze”, Basha flet pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve: Do marrim mendimin e të gjithë atyre që na mbështesin

Ndaje në Whatsapp
Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha tha se vendimi se çfarë do të ndodhe me grupin e tij do të merret pas konsultimeve që ai do të bëjë me demokratët. Basha u shpreh se po konsiderojnë edhe mundësinë e rekursit në Gjykatë të Lartë.

Sipas tij, juristët kanë konstatuar se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.

I pyetur për mundesine e krijimit te nje partie te re, Basha u pergjigj: Unë ndikohem demokrat dhe si demokrat bashkë me kolegët kemi një përgjegjësi që ketë betejë e bëjmë për vlerat e demokratëve. Jemi në një situtë ku duhen marrë vendime serioze. Partneriteti ynë është më shqiptarët dhe demokratët dhe me partnerët euroatlantik.

lg.php.gif

Pyetje: Parti të re apo betejë ligjore?

Basha: Ajo që kemi vendosur është që të mos lemë askënd jashtë. Ka me mija demokratë që besojnë si ne. Bashkë me demokratët do gjejmë rrugët më të mira për ta cuar përpara këtë vizion. Nuk kemi ndërmend të biem pre e kësaj loje. Shqiptarët dhe demokratët duan të dinë si të largojmë këtë qeveri.

Pyetje: A jeni për krijimin e një partie të re?

Basha: Unë ndikohem demokrat dhe si demokrat bashkë me kolegët kemi një përgjegjësi që ketë betejë e bëjmë për vlerat e demokratëve. Jemi në një situtë ku duhen marrë vendime serioze. Partneriteti ynë është më shqiptarët dhe demokratët dhe me partnerët euroatlantik.

Pyetje: Është hedhur ideja e rekursit dhe a po konsiderohet?

Basha: Po është hedhur dhe po konsiderohet nga juristët, ka një konstatim juridik që vendimi është i padrejtë i pabazuar në ligj.

Kauza jonë nuk është kauzë që sjell rreth vetes ushtarë të kryetarit, zyrtarë apo ish zyrtarë të korruptuar. Vemje apo servilë. Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri që meriton më shumë.

Pyetje: Keni frikë ndaj largimeve të strukturave?

Basha: Strukturat janë në një mendje, prioriteti ynë është angazhimi  për një Shqipëri të mirë dhe në funksion të kësaj do marrim të gjitha vendimet.

Kujtojmë se më herët zhvilloi mbledhje me Kryesinë e partisë. Basha është shprehur që vula nuk ishte arsyeja e kauzës, por idetë dhe parimet. Për këtë ai u kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të dalin në terren për të takuar njerëzit dhe në bazë të përshtypjeve të tyre të vendosin për vijushmërinë politike.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme