Rajoni 20 December 2024, 23:22 Nga VNA

Mbështetësit e Aleksandër Vuçiç rrahin liderin e opozitës serbe

Ndaje në Whatsapp
Mbështetësit e Aleksandër Vuçiç rrahin liderin e

Aleksandër Vuçiç duket se po kalon një periudhë të vështirë në Serbi, pasi protestat dhe tensionet që kanë zgjatur për javë të tëra, lidhur me disa çështje të ndjeshme, janë përshkallëzuar me një incident të rëndë.

Lideri i opozitës serbe, Dragan Djilas, është sulmuar fizikisht gjatë një ngjarjeje që lidhet me vendosjen e disa postera kundër tij. Sipas burimeve, Djilas tentoi të ndalonte aktivistët e partisë së Vuçiçit që po vendosnin posterat, dhe ky veprim solli përplasjen që përfundoi me rrahjen e tij.

Luka Petroviç, sekretari për Investimet në Bashkinë e Beogradit, i cili ka qenë në qendër të incidentit, e ka paraqitur situatën në një dalje televizive duke thënë se Djilas e ka sulmuar i pari, pasi pa se posterat përmbanin emrin e tij dhe epitetin "hajdut".

Kjo version e ngjarjes është mbështetur edhe nga kryeministri Milos Vuçeviç, i cili tha se ishte Djilas ai që sulmoi aktivistët. Ky është një ngjarje që thellon më tej tensionet politike në Serbi, duke shtuar pasigurinë dhe përplasjet në klimën e ngarkuar aktuale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme