Rajoni 20 December 2024, 14:02 Nga VNA

Albin Kurti: Dy Kuvende bashkë për ruajtjen e identitetit/ Shprehje e të njëjtës endërr kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Albin Kurti: Dy Kuvende bashkë për ruajtjen e identitetit/ Shprehje e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare, duke vënë në pah aspiratën shekullore për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe bashkimin.

Kurti nënvizoi se dy shtetet, ndonëse të themeluara në periudha të ndryshme kohore, janë shprehje e të njëjtës ëndërr kombëtare.

“Dy shtetet tona edhe pse të themeluara në distancë kohore nga njëri-tjetri janë shprehje e të njëjtës aspiratë shekullore për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se shqiptarët nën Serbi vazhdojnë të jenë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë dhe kërkoi vëmendje të shtuar për ta në kuadër të bashkërendimit të politikave mes Tiranës dhe Prishtinës.

“Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë. Ata meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave të Shqipërisë dhe Kosovës,” tha Kurti, duke theksuar se “shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë.”

Kryeministri e mbylli fjalimin e tij duke theksuar se Kuvendet e të dy vendeve kanë një rol kyç në miratimin dhe zbatimin e marrëveshjeve që lehtësojnë bashkëpunimin mes qytetarëve të dy republikave shqiptare.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme