Rajoni 19 Dhjetor 2024, 19:53 Nga VNA

Publikohen shifrat/ Ulet popullsia edhe në Kosovë, ja sa banorë ka vendi

Ndaje në Whatsapp
Publikohen shifrat/ Ulet popullsia edhe në Kosovë, ja sa banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të enjten rezultatet e përgjithshme të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka rreth një milionë e 600 mijë banorë, një rënie kjo krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011 kur ishin rreth 1 milionë e 740 mijë banorë.

“Pjesa dërrmuese e popullsisë në veri (të Kosovës) e bojkotoi regjistrimin për shkak të ndikimit politik të partive politike… Kemi bërë vlerësimin e popullsisë edhe për komunat në veri andaj zyrtarisht popullsia e Kosovës me 5 prill 2024 përfshirë edhe vlerësimin e popullsisë është 1 milionë 602 mijë e 515 banorë”, tha drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Përveç tkurrjes së popullsisë, të dhënat e këtij viti flasin edhe për plakje të saj.

“Mosha deri 14 vjeç në vitin 2024 është zvogëluar. Grupmosha 15-64 ka një rritje prej 1.83 për qind, por është karakteristike kjo grupmosha mbi 65 vjeç sepse ka impakt në politikat sociale dhe në kujdesin e kësaj grupmoshe. Kosova ka kaluar nga njëshifror në dyshifror për një periudhë 12 vjeçare e moshës mbi 65 vjeçare”, tha zoti Kastrati.

Sipas të dhënave të regjistrimit, struktura etnike në Kosovë mbetet e pandryshuar.

“Shqiptarë 91.76 për qind, serbë 2.31 për qind, boshnjak 1.69 për qind, turqi 1.22 për qind, romët 0.55 për qind, ashkalinj 1.02 për qind, egjiptian 0.67 për qind, goran 0.58 për qind, të tjerë 0.13 janë deklaruar personat që nuk i përkasin këtij grupi etnik”, tha zoti Kastrati.

Sipas të dhënave të regjistrimit tashmë 50 për qind e banorëve të Kosovës jetojnë në qytete, një rritje prej 12.2 për qind. Po ashtu dendësia e popullsisë ka ndryshuar për shkak të uljes së numrit të banorëve, nga rreth 160 banorë sa ka qenë në vitin 2021, tani është rreth 147 banorë në një kilometër katrorë.

Gjatë periudhës 13 vjeçare në mes të dy regjistrimeve të popullsisë ka një rritje prej 21.5 për qind të ndërtesave, banesave dhe shtëpive të reja. 93 për qind e banesave e shtëpive në Kosovë janë me pronarë, pjesa tjetër me qira dhe forma tjera të shfrytëzimit.

Sipas regjistrimit, numri i ekonomive familjare në Kosovë është rritur me rreth 23 për qind krahasuar me vitin 2011 ndërsa hendeku gjinor është zvogëluar për 11 mijë e 975 banorë krahasuar me vitin 2011.

“Përderisa në vitin 2011 meshkujt përfaqësonin rreth 50.3 për qind, në vitin 2024 meshkujt janë 50.2 për qind. Pra hendeku gjinor sa i përket popullsisë rezidente në Kosovë është zvogëluar. Ka disa faktorë që ndikojnë në këtë raport por sidomos është faktori i migracionit. Sepse në aspektin natyror, më shumë lindin meshkuj se femra dhe për shkak të migracionit është zvogëluar ky hendek gjinor”, tha drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

 

Regjistrimi i sivjetmë nuk shënoi ndonjë ndryshim të madh në përkatësinë fetare. Sipas të dhënave “93.49 për qind janë të besimit islam, ortodoksë 2.31, katolikë 1.75 për qind, të tjerë 0.45 për qind, asnjë besim 0.50 për qind dhe pa përgjigje 1.50 për qind”.

Në regjistrim janë përfshirë edhe dëmet e shkaktuara nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sipas të dhënave, rreth 154 mijë familje kanë theksuar se janë prekur nga dëmet e luftës dhe se dëmet vetëm në ekonomitë familjare janë vlerësuar në mbi 5 miliardë euro./VOA/

 

Video

Një video e përleshjes midis një burri me uniformë naziste dhe një gruaje në Georgia, SHBA, po bën xhiron e rrjeteve sociale. ? Burri, i identifikuar si Kenneth Leland Morgan, shihet në video duke mbajtur një uniformë që ngjan me atë naziste, e kompletuar me një shirit të kuq në krah që mban simbolin e kryqit të thyer. Pamjet tregojnë momentin kur ai shtyhet jashtë një bari nga një grua dhe më pas përballet me disa persona të tjerë. Në video shihet momenti kur ai godet gruan pasi ajo përpiqet t’i heqë shiritin nga krahu.

Më shumë se 50,000 njerëz dolën në rrugët e qytetit lindor të Valencias të shtunën, për të shënuar përvjetorin e parë të përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar dhe për të protestuar kundër mënyrës se si autoritetet menaxhuan katastrofën. Demonstruesit, shumë prej të cilëve mbanin fotografi të viktimave, i bënë thirrje udhëheqësit rajonal Carlos Mazón që të japë dorëheqjen, duke e akuzuar për reagim të ngadaltë dhe neglizhencë ndaj një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse që ka goditur Evropën në dekadat e fundit.

Që prej mbrëmjes së kaluar, verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dhe të pandërprera shiu, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin rrugor dhe në disa raste edhe dëmtime infrastrukturore. Situata më problematike është regjistruar në qarkun e Kukësit, ku prania e ujit dhe rrëshqitjet e dherave kanë krijuar pengesa serioze në disa akse kryesore. Në rrugën hyrëse të qytetit të Kukësit, skarpata e rrugës është shembur duke rrëzuar një masiv të madh dherash dhe inertesh, me vëllim dhjetëra metërkubësh, çka solli bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve. Fenomeni i rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve është vërejtur edhe në disa akse të tjera rrugore të qarkut. Probleme janë raportuar në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, Kukësin me Fushë-Arrëzin, si dhe në aksin që lidh Bajram Currin me Luginën e Valbonës dhe Lekbibajn. Në këto segmente, reshjet e shumta kanë bërë që uji dhe inertet të mbulonin pjesërisht rrugët, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe vonesa në qarkullim. Ndërkohë, në zonën e Shtiqenit, pranë aeroportit të Kukësit, është raportuar përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke bujqësore. Në disa fshatra të qarkut janë shënuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq dhe e dëmtimeve të përkohshme në rrjetin e shpërndarjes. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar vështirësi shtesë në qarkullim, veçanërisht në “Rrugën e Kombit”, ku prania e ujit në disa segmente e bën lëvizjen më të rrezikshme.

? Jasir Asani po shkëlqen në Iran! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës me Esteghlal, duke shënuar në ndeshjen e tretë radhazi. ⚽ Gol nga pika e bardhë dhe festë në stilin e tij: shqiponja ? dhe “Siuuu” si Cristiano Ronaldo!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme