Politika 21 August 2024, 09:11 Nga VNA

Marrëveshja Shqipëri-Itali për kampet e emigrantëve do mbikëqyret nga OKB

Ndaje në Whatsapp

Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e migrantëve në kampe në Shqipëri. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e UNHCR-së, Louise Donovan të martën për Agjencinë gjermane Katolike të Lajmeve, KNA. Aktivistë për të drejtat e njeriut ka kohë që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe janë shprehur kundër ngritjes së kampeve të migrantëve në brigjet shqiptare. Nga shtatori Italia planifikon të sjellë migrantët e parë në Shqipëri.

Sipas Donvan UNHCR planifikon një prezencë tremujore për t'u siguruar aty "se garantohen të drejtat dhe dinjiteti i personave të prekur".  UNCHR do të marrë një rol vëzhgues por edhe këshillues. Në fokus do të jenë jo vetëm e drejta për azil, por edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe një proces i drejtë për personat që kanë nevojë për mbrojtje. Në fund të procesit të vëzhgimit, organizata e OKB-së do të paraqesë propozimet e saj të përmirësimit tek qeveria italiane dhe "aktorë të tjerë të interesuar".

UNHCR përgjithësisht është kritike ndaj ujdive të transferimit të proceseve të azilit.Sipas Louise Donovan do të kihet kujdes që marrëveshja Shqipëri-Itali "të mos jetë eksternalizim i detyrimeve të azilit dhe që bën kalimin e përgjegjësisë diku tjetër".

Ulet numri i emigrantëve ilegalë në Itali

Sipas një raportimi të Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, IOM në muajt  e fundit ka rënë ndjeshëm numri i migrantëve që vijnë me varka në Itali. Sipas të dhënave të IOM ky numër ra me 63% krahasuar me një vit më parë. Kurse sipas një analize vlerësuese të Komisionit Europian ulja e numrit të migrantëve që vijnë me rrugë detare lidhet me marrëveshjet që BE ka arritur me vendet afrikanoveriore të Mesdheut. Sipas Frontex në vitin në vazhdim është ulur numri i hyrjeve ilegale në BE. Sipas të dhënave deri në korrik kanë ardhur 113.000 migrantë ilegalë me rrugë detare apo tokësore në BE.

Por autoritetet e sigurisë në BE paralajmërojnë, se migrantët po gjejnë rrugë të reja për të hyrë ilegalisht në BE. Në një raport të brendshëm thuhet, se vërehet një"rritje e madhe e kërkesave për azil të mauretanëve të rinj në aeroportin e Madridit, Barajas." Këta prenotojnë bileta nga qyteti marokan Kasablanca për në Amerikën Jugore dhe e përdorin tranzitin në Madrid për të "grisur pasaportat dhe për të kërkuar azil."/ DW

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme