Politika 20 August 2024, 22:08 Nga VNA

PD mbështet protestën në Thumanë-Kashar por nuk përmend Bashkim Ulajn, Klevis Balliu: Banorët duan akses, nuk janë kundër projektit

Ndaje në Whatsapp
PD mbështet protestën në Thumanë-Kashar por nuk përmend

Protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës e cila vijon prej muajsh për kërkesën e thjesht për të pasur akes në autostradën Thumanë-Kashar. Kjo rrugë e cila u ndërtua tërësisht me fondet e kompanisë së biznesmenit Bashkim Ulaj dhe me dritën jeshile të qeverisë, i ka izoluar banorët e këtyre zonave.

Edhe mbrëmjen e sotme në tubimin e përjavshëm poshtë ballkonit të Berishës, kreu i demokratëve hodhi akuza drejt qeverisë por nuk tha asnjë fjalë për koncensionarin.

Këtë deklaratë të munguar për emrin e koncencionarit, biznesmenit Bashkim Ulaj, u mundua ta justifikonte koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu. Balliu në fjalën e tij na tregoi se banorët nuk janë kundër projektit, por kundër izolimit.

“Banorët duan dalje në biznesee dhe shtëpitë e tyre, nuk janë kundër projektit, janë kundër izolimit. Lërini qytetarët të bëjnë protestës sipas Kushtetutës” – tha Balliu.

Që banorët duan vetëm akses në këtë rrugë kjo është e gjithëditur dhe po na e thonë në çdo protestë që bëjnë. Problemi është se kush janë ata që i izoluan, këtë duhet të na e tregojnë opozitarët e PD.

Kjo protestë në fillimet e saj nuk është mbështetur nga opozita përveç disa deputetëve që nuk ndiqnin linjën e Berishës. Por pas përplasjeve dhe pasqyrimit në media duket se drejtuesit e PD u zunë ngushtë dhe nisën të shfaqen në krah të qytetarëve.

Fokusimi në çështjen e mbajtjes në arrest shtëpie të Sali Berishës apo dhe interesat që e lidhin PD me disa nga biznesmenet e fuqishem duket se janë arsyeja e reagimit të vonë dhe gjysmak të opozitës.

Rruga Thumanë Kashar duket të jetë në tjetër test i humbur i PD dhe opozitës që kauzat e qytetarëve i mban peng të interesave té vogla te saj

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme