Politika 16 August 2024, 14:03 Nga VNA

Gazeta italiane "Il Foglio", Meloni me vilë pranë Palasës

Ndaje në Whatsapp
Gazeta italiane "Il Foglio", Meloni me vilë pranë

 

  • ‌Bëhet fjalë për një vilë në një resort krejt të ri përballë plazhit me mundësi kopshti dhe pishine private. Lajmi është dhënë për median italiane nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

Pas marrëveshjes, mes Italisë dhe Shqipërisë  për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në Lezhë, duket se kryeministrja italiane Giorga Meloni ka edhe të tjera synime.

Gazeta “Il Foglio” në një shkrim, sipas saj me burime diplomatike dhe politike në Tiranë, bën me dije, mes të tjerash se Meloni ka vënë syrin një vile më Shqipëri në një zonë bregdetare. Mësohet se vila e Melonit do të jetë me pamje nga deti, e pajisur me pishinë.

Shkrimi i "Il Foglio"-s

“Nëse Silvio Berlusconi bleu vilën “Dy Palmat” në Lampedusa për t'u dhënë një garanci banorëve të ishullit në lidhje me urgjencën e emigrantëve, Giorgia Meloni tërhiqet nga Shqipëria.

Il Foglio flet për këtë, duke përshkruar interesat e kryeministres për prona të paluajtshme në vendin ku po ndërtohen qendrat e pritjes së emigrantëve, me miratimin e presidentit Edi Rama. Meloni është e interesuar për një pronë pranë Palasë, në bashkinë e Himarës, në qarkun e Vlorës. Një zonë që në shkrim cilësohet si shumë afër me Salenton.

Konkretisht, shpjegon Simone Canettieri, është një vilë në një resort krejt të ri përballë plazhit me mundësi kopshti dhe pishine private. Ky lajm është thënë në mënyrë konfidenciale për Il Foglio nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

“Një zgjedhje që “çimenton”, ia vlen të thuhet, marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës edhe më shumë. Vitin e kaluar familja Meloni i kaloi pushimet e gushtit në Vlorë”, thuhet mes të tjerash në shkrim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme