Lifestyle 28 September 2025, 08:09 Nga VNA

Librat 100-vjeçar të shpëtuar nga përmbytjet e Venecias tregojnë historinë e humbjes dhe rezistencës

Ndaje në Whatsapp
Librat 100-vjeçar të shpëtuar nga përmbytjet e Venecias

Në nëntor të vitit 2019, Venecia u godit nga një prej përmbytjeve më të rënda në historinë e saj, kur një kombinim i rrallë i hënës së plotë, erërave të forta dhe një cikloni ngriti nivelin e detit në 1.89 metra, duke përmbytur 85% të qytetit. Mes kaosit, fotografja italiane Patrizia Zelano mori rrugën drejt qytetit lagunar për të dokumentuar pasojat, por përfundoi duke shpëtuar 40 libra të vjetër, shumë prej të cilëve më shumë se një shekullorë.

Sipas Zelanos, librat e gjetur në shtëpi të përmbytura apo në librarinë e njohur “Acqua Alta” ishin të dëmtuar deri në atë pikë sa nuk hapeshin më — “të çimentuar nga uji”, siç i përshkroi ajo. Megjithatë, në sy të fotografes, ato nuk ishin thjesht objekte të shkatërruara, por simbole të një trashëgimie kulturore në rrezik. Një prej tyre i ngjante “një relike arkeologjike nga epoka e gurit”, një tjetër dukej “si dantellë që shpërbëhej në prekje”.

Pas kthimit në studion e saj, Zelano vendosi t’i kthejë këta libra në një projekt fotografik simbolik — një homazh ndaj kulturës dhe kujtesës, por njëkohësisht edhe një paralajmërim për kërcënimet që Venecia përballet nga rritja e nivelit të detit dhe fundosja graduale e tokës.

“Është një elegji për historinë tonë,” thotë ajo. “Këta libra mbajnë në vetvete njohuri universale. Nëpërmjet fotografisë, shkatërrimi shndërrohet në shpresë dhe rezistencë.”

Ndërsa përmbytjet pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta sipas ekspertëve, historia e Zelanos shtron një pyetje thelbësore: Çfarë është ajo që ia vlen të shpëtohet kur përballemi me katastrofën? Për të, përgjigjja ishte e qartë — librat, kujtesa dhe kultura.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme