Lifestyle 25 Shtator 2025, 16:52 Nga VNA

Studimi alarmues/ Deri në vitin 2050, vdekjet nga kanceri do të rriten me 75%

Ndaje në Whatsapp
Studimi alarmues/ Deri në vitin 2050, vdekjet nga kanceri do të rriten

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore The Lancet parashikon një rritje me gati 75% të vdekjeve nga kanceri deri në vitin 2050: në 4 raste nga 10, ato i atribuohen faktorëve të rrezikut të ndryshueshëm, siç janë duhani, alkooli, ushqyerja e keqe dhe ndotja mjedisore.

Numri i rasteve dhe vdekjeve nga kanceri në të gjithë botën pritet të rritet deri në vitin 2050, pavarësisht përparimeve në trajtim dhe përpjekjeve në parandalim dhe diagnostikim. Këtë e tregon një studim i ri i botuar në The Lancet, i cili përdori të dhënat e studimit Global Burden of Diseases, Injuries and Risk Factors Study (GBD) 2023 për të analizuar ndikimin e kancerit në 204 shtete dhe territore nga viti 1990 deri më 2023. Janë vlerësuar 47 lloje ose grupe tumorësh sipas moshës dhe gjinisë, si dhe janë parashikuar tendencat deri në vitin 2050.

Sipas studimit, në vitin 2023 kanceri shkaktoi 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, nga të cilat rreth 40% i atribuohen faktorëve të rrezikut të ndryshueshëm si duhani, alkooli, dieta e pashëndetshme dhe ndotja. Nëse nuk merren masa efektive dhe të synuara, deri në vitin 2050 pritet një rritje prej 61% e rasteve të reja dhe 75% e vdekjeve nga kanceri, duke arritur në 18.6 milionë vdekje dhe 30.5 milionë raste të reja.

“Kanceri vazhdon të përbëjë një barrë të madhe për shëndetin global, dhe studimi ynë tregon se pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, veçanërisht në vendet me burime të kufizuara,” – deklaroi autorja kryesore e studimit, doktoresha Lisa Force nga Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME) dhe profesoreshë e asociuar në Departamentin e Pediatrisë, Divizioni i Hematologjisë/Onkologjisë Pediatrike në Universitetin e Uashingtonit.

“Pavarësisht nevojës së qartë për veprim – shtoi doktoresha Force – politikat për kontrollin e kancerit dhe zbatimi i tyre mbeten të nënvlerësuara në sistemet shëndetësore globale, dhe financimet për përballimin e kësaj sfide në shumë vende janë të pamjaftueshme.”

Katër nga dhjetë vdekje nga kanceri janë të parandalueshme

Një nga të dhënat më domethënëse të studimit është se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të rrezikut të ndryshueshëm, si pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, dieta jo e shëndetshme dhe ndotja mjedisore. Në vitin 2023, këto shkaqe të parandalueshme ishin përgjegjëse për rreth 40% të 10.4 milionë vdekjeve globale nga kanceri.

Duhani, në veçanti, ishte faktori kryesor i rrezikut në pothuajse të gjitha vendet, përveç atyre me të ardhura të ulëta, ku infeksionet e transmetuara seksualisht – si virusi HPV – përbënin shkakun më të zakonshëm. Tek burrat, përqindja më e madhe e vdekjeve nga kanceri (46%) lidhej me duhanin, dietën e pashëndetshme, konsumimin e lartë të alkoolit, rreziqet në vendin e punës dhe ndotjen e ajrit. Ndërsa tek gratë (36%), faktorët kryesorë të rrezikut ishin duhani, infeksionet seksuale virale, ushqyerja e keqe, obeziteti dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak.

“Me katër nga dhjetë vdekje nga kanceri që lidhen me faktorë të njohur rreziku, përfshirë duhanin, ushqimin e keq dhe hipergliceminë, kemi mundësi të mëdha për të vepruar – duke parandaluar rastet e kancerit dhe duke shpëtuar jetë, përveç përmirësimit të diagnozës dhe trajtimit të hershëm dhe të saktë,” – deklaroi profesori Theo Vos nga Institute for Health Metrics and Evaluation dhe bashkautor i studimit.

“Ulja e rasteve me kancer në nivel kombëtar dhe global kërkon si veprime individuale, ashtu edhe qasje efektive në nivel popullate për të reduktuar ekspozimin ndaj faktorëve të njohur të rrezikut.”

 https://www.fanpage.it/innovazione/scienze/casi-di-cancro-e-morti-in-aumento-lo-studio-su-the-lancet-il-40-e-legato-a-cause-evitabili/

 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme