Bota 6 December 2025, 07:31 Nga VNA

OKB rinovon mandatin e agjencisë që u vjen në ndihmë palestinezëve, Shqipëria abstenon sërish

Ndaje në Whatsapp

OKB rinovon mandatin e agjencisë që u vjen në ndihmë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten, me një shumicë dërrmuese prej 151 votash pro, rinovimin e mandatit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) deri në vitin 2029. Pavarësisht situatës së rëndë humanitare në territoret palestineze, Shqipëria zgjodhi sërish të abstenojë, duke mos iu bashkuar vendeve që mbështetën hapur agjencinë kryesore të ndihmës për popullsinë palestineze.

Përveç Shqipërisë, 13 shtete të tjera abstenuan, ndërsa vetëm 10 votuan kundër. Vendimi i Tiranës për të mos dhënë votë pro vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar ka rritur presionin për mbrojtjen e civilëve palestinezë, ndërsa UNRWA përballet me kufizime të rënda në terren.

Rinovimi i mandatit ndodh teksa Izraeli ka bllokuar aktivitetet e UNRWA-s në territoret palestineze. Në tetor 2024, parlamenti izraelit miratoi ligje që ndalojnë funksionimin e agjencisë në Izrael, përfshirë Kudsin Lindor dhe zonat e pushtuara. Ky veprim është dënuar nga organizatat ndërkombëtare dhe një sërë shtetesh, të cilat e konsiderojnë ndalimin si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe si rrezik të madh për miliona refugjatë palestinezë që varen nga shërbimet e UNRWA-s.

Në këtë kontekst, abstinimi i Shqipërisë është turpi i radhës për pozicionimin dhe koherencën e politikës së jashtme shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje humanitare ku shumica dërrmuese e vendeve ka marrë një qëndrim të qartë mbështetës.

OKB rinovon mandatin e agjencisë që u vjen në ndihmë

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme