Bota 6 December 2025, 08:07 Nga VNA

Gjykata i jep të drejtë presidentit Trump: Jo të gjithë që lindin në SHBA do bëhen amerikanë

Ndaje në Whatsapp

Gjykata i jep të drejtë presidentit Trump: Jo të gjithë

Gjykata e Lartë e SHBA vendosi këtë të premte t’i japë të drejtë direktivës së Presidentit Donald Trump për të kufizuar shtetësinë për të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka qenë një temë mjaft e diskutueshme në përpjekjet e tij për të frenuar imigracionin dhe një hap që do të ndryshonte mënyrën se si është kuptuar prej kohësh një dispozitë kushtetuese e shekullit të 19-të.

Gjyqtarët morën në konsideratë apelimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë kundër një vendimi të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të Trump. Presidenti u kërkoi agjencive amerikane të mos e njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prind nuk është shtetas amerikan ose banor i përhershëm ligjor, apo mbajtës i “Green Card”.

Gjykata më e ulët u shpreh se politika e Trump shkelte Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, por kjo u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Amendamenti i 14-të është interpretuar prej kohësh si garantues i shtetësisë për foshnjat e lindura në SHBA. Por administrata Trump ka argumentuar se dispozita nuk u jep shtetësi foshnjave të emigrantëve që janë në vend në mënyrë të paligjshme ose prania e të cilëve është e ligjshme por e përkohshme, siç janë studentët e universiteteve ose ata me viza pune.

Administrata ka thënë se dhënia e shtetësisë praktikisht kujtdo që lind në tokën amerikane ka krijuar stimuj për imigracionin e paligjshëm dhe ka çuar në “turizmin e lindjes”, me anë të të cilit të huajt udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të lindur dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijët e tyre.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme