Kronika 6 December 2025, 08:26 Nga VNA

“AKSHI drejtohet nga banda”, Klodiana Lala: Karçanaj është pyetur si person në dijeni, zhdukja e Daniel Shimës mbetet pikëpyetje

Ndaje në Whatsapp

“AKSHI drejtohet nga banda”, Klodiana Lala: Karçanaj

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se hetimet e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po zbulojnë probleme serioze brenda institucionit, duke e cilësuar atë si një prej dosjeve më të mëdha dhe më të ndërlikuara të Prokurorisë së Posaçme.

Lala konfirmoi se ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi çështjen, ndërsa vetë AKSHI, sipas saj, rezulton të jetë një institucion i përfshirë në korrupsion, me tendera të paracaktuar dhe me ndikim të fortë të grupeve kriminale.

“Dosja e AKSH-it është një nga më voluminozet e Prokurorisë së Posaçme. Brenda institucionit ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion. Është një institucion i ndarë në banda dhe i drejtuar nga banda kriminale”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares, AKSHI ka qenë historikisht i lakmuar nga individë me ndikim të madh, përfshirë eksponentë të krimit të organizuar, për shkak të kontrollit që ka mbi serverët dhe sistemet e institucioneve shtetërore. Ajo shtoi se hetimi po kryhet me asistencën e partnerëve të huaj dhe se Prokuroria ka kryer sekuestrime të shumta celularësh, kqyrje dokumentesh dhe marrje dëshmish gjatë vitit të fundit.

“Dikur ishin disa biznesmenë të preferuar sot janë të tjerë. Por gjithmonë ka qenë një institucion i lakmuar nga njerëz shumë të rëndësishëm, ndoshta nga të krimit të organizuar. Sepse pasja në duar e të gjithë serverëve apo të sistemeve të institucioneve të rëndësishme është gjëja që do të lakmonte gjithsecili prej eksponentëve të asaj që quhet bota e nëndheshme. Dhe në këtë aspekt Prokuroria ka çelur një hetim penal. Një hetim që po kryhet me ndihmën e partnerëve të huaj. Sepse sipas procedurave dhe dokumentave sipërfaqësore, po shikohet shumë më thellë çështja dhe ka pasur gjatë viti të fundit sekuestrime pafund të celularëve”, tha Lala.

Ajo gjithashtu tha se enigmë mbetet edhe zhdukja për disa orë e ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima, një ngjarje që, ndonëse formalisht është mbyllur nga drejtësia, sipas Lalës është “thembra e Akilit” e kësaj dosjeje.

“Unë nuk mendoj se Daniel Shima është larguar me dëshirën e tij. Besoj se ai është mbajtur nën presion nga persona që kishin interesa të drejtpërdrejta në AKSH”, tha ajo, duke theksuar se rasti vazhdon të ngrejë pikëpyetje serioze për atë që po ndodh brenda institucionit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme