Kronika 7 September 2024, 12:34 Nga VNA

La shtatëzënë 14-vjeçaren, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Ndaje në Whatsapp
La shtatëzënë 14-vjeçaren, arrestohet 21-vjeçari

Ditën e djeshme në martenitetin e qytetit Korçë, një 14-vjeçare ka lindur një fëmijë. Për këtë rast është ndaluar një 21-vjeçar me inicialet D. K., banues në Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Pas marrjes në pyetje nga policia, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

Marteniteti Korçë ka konfirmuar se 14 vjeçarja së bashku me fëmijën janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu po nga burime spitalore thuhet se 14 vjeçarja është paraqitur me 21 vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt, gjë që 21 vjeçari e ka pranuar edhe përpara uniformave blu që është babai i fëmijës.

Ndërkohë policia po kryen të gjitha proçedurat për rastin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme