Bota 27 April 2025, 19:32 Nga VNA

Kush do të jetë Papa i ri? Emrat më të përfolur për drejtimin e Kishës Katolike

Ndaje në Whatsapp
Kush do të jetë Papa i ri? Emrat më të përfolur

Ndërsa bota katolike përgatitet për një nga momentet më të rëndësishme, zgjedhjen e Papës së ri, supozimet për pasardhësin e Papa Françeskut kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht, edhe pse historia ka treguar se parashikimet rrallëherë janë të sakta. Kujtojmë se para zgjedhjes së Françeskut në vitin 2013, shumë analistë dhe bastevënës nuk e kishin konsideruar fare atë si pretendent kryesor.

Sipas The New York Times, këtë herë procesi i parashikimit është edhe më kompleks. Papa Françesku, gjatë papatit të tij, bëri një numër të madh emërimesh të reja në Kolegjin e Kardinalëve, duke rritur diversitetin dhe duke e vështirësuar leximin e dinamikave të brendshme.

Në këtë kontekst, disa kandidatë shihen si vazhdues të axhendës progresive të Françeskut, ndërsa të tjerë përfaqësojnë një kthim drejt një stili më tradicional. Ekspertët sugjerojnë se zgjedhja mund të favorizojë një figurë me përvojë të fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të sfidave globale që përballet sot Kisha.

Kush janë emrat më të përfolur?

I pari në listë është kardinali italian Pierbattista Pizzaballa, 60 vjeç, aktualisht zyrtari më i lartë i Vatikanit për çështjet e Lindjes së Mesme. Edhe pse kardinal vetëm prej vitit 2023, përvoja e tij në Jeruzalem, larg polemikave doktrinore, e ka kthyer në një emër të respektuar. Nëse zgjidhet, do të ishte Papa i parë italian që nga viti 1978.

Një tjetër kandidat i fuqishëm është Pietro Parolin, 70 vjeç, Sekretari i Shtetit të Vatikanit. Një diplomat me përvojë të gjatë, i njohur për negociatat me Kinën dhe Vietnamin, Parolin shihet si një figurë qendrore, që mund të ruajë balancën brenda Kishës.

Nga Afrika vjen Fridolin Ambongo, 65 vjeç, Kryepeshkopi i Kinshasës në Republikën Demokratike të Kongos. Ai përfaqëson zgjerimin e ndikimit të Kishës në periferitë globale, siç ka kërkuar shpesh vetë Françesku.

Një emër tjetër i spikatur është Luis Antonio Tagle, 67 vjeç nga Filipinet, shpesh quajtur “Françesku aziatik”. Një figurë liberale dhe e afërt me të varfrit, Tagle shihet si një pasardhës natyral i linjës së Françeskut.

Italia sjell edhe një tjetër kandidat të rëndësishëm, Matteo Zuppi, 69 vjeç, një kardinal progresist që ka udhëhequr misione të rëndësishme për paqen, përfshirë edhe çështjen e Ukrainës.

Në anën konservatore të spektrit qëndron Peter Erdo, kardinali 72-vjeçar nga Hungaria. Një diplomat i aftë dhe i respektuar nga komuniteti hebre, Erdo shihet si përfaqësues i vlerave më tradicionale të Kishës.

Lista përmbyllet me emrin e Anders Arborelius, 75 vjeç, kryepeshkop i Stokholmit dhe kardinali i parë katolik i Suedisë, i njohur për përpjekjet e tij në ndërtimin e urave në një botë gjithnjë e më të polarizuar.

Si do të zgjidhet Papa i ri?

Konklava papnore pritet të nisë mes datave 6 dhe 11 maj. Aktualisht janë 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi pjesëtarët mbi 80 vjeç nuk mund të marrin pjesë në procesin e votimit.

Procesi i zgjedhjes së Papës është një nga procedurat më sekrete në botë, ku është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme