Kronika 25 February 2026, 14:59 Nga VNA

ARRSH sqaron: Rruga nuk hapet sot, por ndoshta pas 3-4 ditësh do të dimë kur mund të hapet

Ndaje në Whatsapp

ARRSH sqaron: Rruga nuk hapet sot, por ndoshta pas 3-4 ditësh do të

Disa burra u mblodhën sërish sot para kamerave. Folën gjatë. Me terma teknikë. Me “rilevime”, “volume të konsiderueshme” dhe “ekuilibra natyralë”. Zgjidhje? Ende jo. Afat? Ende jo. Përgjegjësi? Natyra.

Aksi Librazhd–Përrenjas vijon të mbetet i bllokuar pas shembjes në zonën “Arrat e Gurres”, duke izoluar juglindjen e vendit që prej të shtunës. Shqiptarët presin të dinë çfarë do të ndodhë me rrugën. Por përgjigjja zyrtare për momentin është: “po studiojmë”.

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Indrit Koleci, tha se nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes. Janë bërë rilevime në shtratin e lumit. Do bëhen rishikime për trupin e ri rrugor. Do vijojnë studimet për masën e rrëshqitjes. Afatet? Ndoshta brenda 3-4 ditësh do të kemi një parashikim për sa do të zgjasin punimet.

Pra, sot nuk ka afat. Ka vetëm një premtim se pas disa ditësh mund të ketë një afat.

Ndërkohë, kreu i ARRSH, Ami Kozeli, bëri me dije se rruga alternative Spathari, 15.1 kilometra, nuk ofron siguri rrugore dhe nuk do të merret në konsideratë për investim. Me fjalë të tjera, alternativa nuk është alternativë.

Po çfarë po bëhet konkretisht? Sipas ARRSH, kontraktori ka nisur zbatimin e vendimeve të Këshillit teknik: mbulimin e shtratit lumor, demolimin e urës dhe lehtësimin e masës së rrëshqitjes për ta çuar skarpatin drejt një “ekuilibri natyral”.

Në këtë mes, qytetarët mbeten në një realitet shumë më pak teknik: të bllokuar. Pa një datë. Pa një garanci. Me një rrugë që nuk përmbush standardet e sigurisë dhe me një alternativë që nuk merret në konsideratë.

Natyra është gjithmonë një shpjegim i përshtatshëm. Por kur infrastruktura shembet, qytetarët kanë nevojë për përgjigje më të forta se sa “po studiojmë”. Sepse rruga nuk është koncept teorik. Është lidhje jetike. Dhe sot ajo lidhje është e këputur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme