Kronika 24 February 2026, 19:30 Nga VNA

Polici nga Shqipëria kapet duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Ndaje në Whatsapp

Polici nga Shqipëria kapet duke transportuar 1 milion euro nga Serbia

Një shumë prej rreth 1 milion eurosh, e fshehur në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni, është zbuluar nga zyrtarët e Dogana e Kosovës dhe policët kufitarë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Personat e dyshuar që po tentonin të fusnin në territorin e Kosovës shumën e konsiderueshme të parave janë Ahmet Kaziu, efektiv i Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin nr. 5 në Tiranë, si dhe Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shkurt 2026, kur automjeti është selektuar për kontroll të detajuar në hyrje të Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Fillimisht, furgoni është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë konstatuar indikacionet e para për ekzistencën e një hapësire të modifikuar në dyshemenë e tij.

Pas dyshimeve të ngritura nga skaneri, është kërkuar asistenca e Policisë Kufitare, e cila ka ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, është konfirmuar prania e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit.

Sipas vlerësimeve paraprake, shuma e sekuestruar arrin në rreth 1 milion euro, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet e mëtejshme procedurale ndaj personave të përfshirë.

Dogana e Kosovës thekson se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët me rreze X, mbetet një ndër mjetet kyçe në zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme