Kronika 25 February 2026, 12:46 Nga VNA

U kap me 1 mln euro në Merdare, pezullohet nga detyra efektivi Aurel Kaziu

Ndaje në Whatsapp
U kap me 1 mln euro në Merdare, pezullohet nga detyra efektivi Aurel Kaziu

Aurel Kaziu, punonjës policie në komisariatin nr.5 në Tiranë është pezulluar nga detyra, pasi u ndalua në pikën kufitare të Merdarës bashkë me dy persona të tjerë, teksa tentuan të trafikonin 1 mln euro nga Serbia drejt Kosovës. Në urdhrin e pezullimit theksohet se Kaziu nuk kishte njoftuar eprorët për lëvizjet jashtë vendit. Kaziu, inspektor për hetimin e krimeve, u ndalua mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare bashkë me Ardit Laskën dhe Etnik Ahmaxhokaj. Nga verifikimet e para sipas policisë së Kosovës, sikurse raportojnë mediat atje, ka dyshime se paratë janë produkt i aktivitetit kriminal. Më herët efektivi i policisë ka punuar në fushën e transportit të mallrave.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme