Kronika 25 February 2026, 14:11 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Çajup Selimi, dëshmon i afërmi i tij: Kishte sherr me disa çuna nga Tepelena

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e biznesmenit Çajup Selimi, dëshmon i afërmi i tij:

Leonard Selimi, i afërm i Çajup Selimit, i cili u vra më 1 qershor të 2021 dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së drejtuar nga Laert Haxhiu.

Nga hetimet dhe bazuar në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani rezulton se ishte ky i fundit që e kreu vrasjen kundrejt një shumë prej 25 mijë eurosh që iu paguan nga Haxhiu.

Dëshmia e Leonard Selimit:

“Kur ndodhi vrasja, isha në shtëpi. ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë. Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. Por ai nuk reagonte. E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh. Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.”.

Për  vrasjen e Çajup Selimit në qytetin e Tepelenës, akuzohen Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Erisiano Abedini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka dhe Bujar Abedini. Nga hetimet ka rezultuar se tregtari Selim kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit të tyre, Erisiano Abedini që thirej me nofkën “Cano” dhe për këtë arsye ai kishte kërkuar ekzekutimin e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme