Kronika 25 February 2026, 12:24 Nga VNA

Atentati te mbikalimi i Shkozetit, i pandehuri Polovina “i strehuar” në SHBA, është kërkuar ekstradimi. Çfarë ndodhi në proces

Ndaje në Whatsapp
Atentati te mbikalimi i Shkozetit, i pandehuri Polovina “i strehuar”

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, dy të pandehurit e radhës të dyshuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ndaj automjetit të ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me 1 të vrarë dhe dy të plagosur. Gjatë seancës rezulton se është marrë informacion nga Interpol Tirana se i pandehuri Bledar Polovina është lokalizuar në SHBA. Autoritetet shqiptare i kanë dërguar autoriteteve amerikane kërkesën për ekstradimin e tij. Sipas shkresës së Interpolit rezulton se këta të fundit nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces.

Për faktin se Polovina i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar nëpërmjet një e-mail të dërguar avokatit të tij Sajmir Visha. Por kërkesa nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga ligji dhe për këtë arsye, sipas GJKKO nuk mund të pranohet. Avokati i Amar Shkëmbit kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. Për këtë arsye seanca u shty për më datë 11 mars. Për atentatin te mbikalimi i Shkozetit ku u vra Andi Maloku, ndërsa mbetën të plagosur Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një emër kontrovers është dënuar me burgim të përjetshëm Redian Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, në rolin e ekzekutorit dhe Ariol Halilaj si bashkëpunëtor. Disa të pandehur të tjerë janë dënuar me dënime më të lehta, ndërsa kreu i grupit kriminal Plarent Dervishaj, që dyshohet se urdhëroi krimin, po gjykohet bashkë me Julian Meçen në një proces të ndarë në GJKKO.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme