Kronika 11 June 2024, 15:27 Nga VNA

Jeta në Dubai dhe martesa me ish-misin/ Kush është Eldi Dizdari?

Ndaje në Whatsapp
Jeta në Dubai dhe martesa me ish-misin/ Kush është Eldi Dizdari?

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi  konsiderohet sot si një nga krerët e kokainës në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Eldi Dizdari, i cili aktualisht qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht, ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së, por më pas u lirua.

Ai njihet si mik i afërt i Arbër Çekajt, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë.

Dizdari, ishte pjesë e vrasjes së bujshme në Bllok, të 4 tetorit të 2018. Ai kishte një konflikt me Ervin Matën, ku dyshohet se shkaku ishte një borxh i pashlyer nga shtetasi Mata.

Eldi Dizdari akuzohet për bashkëpunim kriminal dhe drejtim të bandës së trafikut të drogës në nivel ndërkombëtar

Eldi Dizdari ka lindur në Tropojë me një fëmijëri të vështirë.  Në vitin 1998, babai i Dizdarit, Naimi është ekzekutuar nga fisi i Haklajve bashkë me dajën e e Eldit. Më pas u ekzekutua dhe xhaxhai i tij, Qazim Dizdari.

Përpos lajmeve të kronikës Eldi Dizdari është përmendur dhe në lajmet rozë pasi është bashkëshorti i ish-misit Suada Sherifi,

Ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media lidhjen dhe martesën. Pas martesës me Dizdarin, Suada u shkëput nga bota e televizionit duke iu përkushtuar totalisht partnerit të saj me të cilin ka një vajzë.

Jetën ne resorte luksoze, udhëtime, veshje dhe makina deri ne vitin 2018 ish misi nuk nguronte ta reklamonte në rrjetet sociale derisa emri i bashkëshortit të saj po lakohej dhe mediatikisht si një prej narkotrafikantëve më të mëdhenj shqiptar dhe ajo u "zhduk" nga çdo rrjet social. Suada jeton me Eldi Dizdarin prej vitesh në Dubai.

"Çdo gjë filloi natyrshëm, sepse kur është dëshira e mirë, gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura”, është shprehur vite me parë Sherifi, e cila tregoi se kishte gjetur djalin ideal për të lidhur jetën.

Se sa të thjeshtë dhe të lehtë do e ketë jetën tashmë ish misi mbetet për tu parë.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme