Kronika 10 June 2024, 00:05 Nga VNA

Atentat me armë ndaj një personi në Shkodër, përfundon në spital i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Atentat me armë ndaj një personi në Shkodër, përfundon

Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ai u qëllua nga një person ende i paidentifikuar.

Preka ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Mësohet se autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme