Pas 88 ditësh izolim digjital, lidhja e internetit në Iran është rikthyer pjesërisht, sipas platformës së monitorimit NetBlocks.
Platforma e përshkroi këtë si “mbylljen më të gjatë kombëtare të internetit në historinë moderne”, ndërsa shtoi se ende nuk është e qartë nëse rikthimi i shërbimeve do të jetë i qëndrueshëm.
Interneti në Iran u ndërpre më 28 shkurt, në ditën e sulmit të parë SHBA-Izrael, dhe që prej atëherë ka qenë i aksesueshëm vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë muajit mars.
Sipas NetBlocks, autoritetet iraniane vendosën kufizimet për të kontrolluar informacionin që qarkullon nga vendi. Ndërkohë, qytetarët e zakonshëm vazhdojnë të hasin vështirësi për t’u lidhur online, ndërsa zyrtarët dhe drejtuesit e lartë të shtetit vijojnë aktivitetin normal në rrjetet sociale.






















