Sociale 12 September 2024, 07:00 Nga VNA

Inside Story/ Pajisja më shumë e prishur se në funksion, skemë për t’i çuar te spitali privat pacientët që bëjnë rreze?

Ndaje në Whatsapp
Inside Story/ Pajisja më shumë e prishur se në funksion,

“Është marrëveshja e madhe nga Ministria Shëndetësisë apo QSUNT me aktore të tjerë në terren. Vonoje këtë, me procedura burokratike, për kaq kohë ai nxjerr paratë e investimit. Gjithmonë i vogli e ha, i madhi shpëton, peshku i vogël ngel në rrjetë, i madhe e çan rrjetën marrëveshja në politikbërje me aktorët e tregut privat për të vonuar disa investime apo reforma në mënyrë që qytetarët të shkojnë te privati. Ata që kanë para shkojnë në privat direkt nuk ndalen në procedura burokratike, në shtet shkojnë qytetarët që nuk kanë mundësi, t’u kërkosh bakshish atyre është e papranueshme”, u shpreh Gazmend Koduzi, Profesor i menaxhimit shëndetësor.

Situata vijoi e njëjtë edhe në muajin korrik.Të sëmurët bënë dy ditë rreze dhe më pas sërish u njoftuan se pajisja pësoi defekt.

Gjatë monitorimit të kësaj situate, Inside Story hulumtoi tregun privat në vend për të kuptuar se çfarë zgjidhje mund të kishin pacientët.

Rezulton se seancat me rreze mund të bëhen vetëm në spitalin “Hygea” në Tiranë me një kosto të lartë, të papërballueshme për pacientët. Pra, një situatë që ngre dyshimet e konsolidimit dhe vijimit të skemës që orienton drejt privatit.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e rrezeve dhe dëmin e parikuperueshëm që ju shkaktohet pacientëve nëse ato ndërpriten, duhet të sqarojmë protokollin e mjekimit. Pasi pacienti diagnostikohet me tumor, mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

40 ditë pas operacionit,duhet patjetër të vijojë terapia me rreze, më pas kimioterapi e në fund trajtimi me hormone. Nëse njëra prej këtyre hallkave shkëputet, pra nuk funksionon apo ndodhin ndërprerje të vazhdueshme, e gjithë terapia mjekimit bie duke rrezikuar jetën e pacientit. Të gjitha trajtimet e tjera mund të merren në disa spitale private. Përjashtim përbëjnë rrezetqë ofrohen vetëm tek Hygeia.

Por sa është kostoja?Rezulton se 20 seanca me rreze kushtojnë minimalisht 2600 euro dhe maksimumi 6400 euro.Kjo përcaktohet në varësi të asaj çka ka rekomanduar mjeku si dhe numrit të seancave.

Një faturë e papërballueshme për mjaft pacientë të varfër. A është ky një difekt i pajisjes në shtet apo një marrëveshje që çon paratë te privati? Këtë, duhet ta hetojnë organet ligjzbatuese pse pajisja prishet kaq shpesh./ Top Channel

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme