Sociale 9 September 2024, 18:29 Nga VNA

Lufta kundër dypunësimit të mjekëve, si "kalë troje" për kapjen e Urdhrit të Mjekut

Ndaje në Whatsapp
Lufta kundër dypunësimit të mjekëve, si "kalë

Akti normativ i qeverisë për disa ndryshime në “Ligjin për Urdhrin e Mjekëve” erdhi si përgjigje ndaj skandalit që shpërtheu në Spitalin Onkologjik, ku mjekët detyronin pacientët onkologjikë të trajtoheshin në klinikat e tyre private. Për këtë arsye, qeveria mendoi hartimin e një drafti që, sipas autoriteteve, synon të minimizojë konfliktin e interesit në radhët e mjekëve.

Ndryshimet parashikojnë që stafi shëndetësor që punon njëkohësisht në sistemin publik dhe privat të kufizohet në punë deri në 12 orë në javë në sektorin privat. Pas autonomisë financiare të strukturave shëndetësore publike, mjekëve do t'u ndalohet plotësisht dypunësimi. Shefat e shërbimit nuk do të mund të kenë klinika private, ndërsa mjekët që zgjedhin të punojnë në sektorin privat do të duhet të marrin lejen e eprorit, ndërsa për ta do të mbahet një regjistër elektronik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu, gjatë prezantimit të draftit tha se, për zbatimin e këtyre pikave do të ngrihet një Komision Disiplinor, por kriteret dhe baza mbi të cilat do të funksionojë ky komision nuk u bënë të ditura.

Situata duket të qartësohet nga kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, i cili shton dyshimet se përmes këtyre ndryshimeve, Ministria e Shëndetësisë në fakt synon kapjen e Urdhrit të Mjekut, që deri dje ishte një institucion i pavarur, jobuxhetor, që funksiononte me ligjin dhe rregullat e tij të mirëpërcaktuara.

Duke shprehur kundërshtinë e tij, Brahimaj thotë se këto ndryshime synojnë kthimin e Urdhrit në një shtojcë të Ministrisë. "Nga një organizëm edukues, ai kthehet në ndëshkues; nga i pavarur, kthehet në një shtojcë të Ministrisë së Shëndetësisë. Kodi i etikës dhe deontologjisë mjekësore do të hartohet nga ne, por ekskluzivitetin e miratimit do ta ketë Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, gjykimi profesional, një element tjetër i rëndësishëm që bazohet në rregulloren e hartuar dhe ka funksionuar për vite me radhë, tani do të ketë një strukturë dhe kritere të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave," tha kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj. Sipas tij, nëse Kuvendi dhe Qeveria nuk rishikojnë aktin normativ dhe nuk hartojnë një ligj sipas legjislacionit europian, bazuar në modelet e homologëve, Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve do ta çojë aktin në Gjykatën Kushtetuese.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme