Sociale 9 September 2024, 14:20 Nga VNA

Kriza në arsim, Rama fton në mësimdhënie edhe mësuesit në pension

Ndaje në Whatsapp
Kriza në arsim, Rama fton në mësimdhënie edhe mësuesit
  • Kopjon Tahirin për kamerat, kreu i qeverisë: Do instalohen në çdo shkollë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën "Babë Dudë Karbunara" në Berat, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë teksa përsëriti investimet e kryera në arsim gjatë qeverisjes socialiste, pranoi krizën e arsimtarëve, mungesën e të cilëve ka nisur t'a ndjej prej kohësh vendi jonë. Për këtë ofroi si zgjidhje rikthimin në punë të mësuesve në pension. "Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut. Domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot në kushtet kur ekonomia po fiton kapacitete gjithëpërfshirës dhe rritja nuk lexohet mes shifrave, por nuk ndjehet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, që të përfshijë edhe pensionistë. Për këtë arsye jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë. Teksa për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve gjatë kohës që janë në shkollë solli si shembull vendosjen e kamerave dhe monitorimin e tyre gjatë gjithë kohës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj, vuri në dukje se ky vit i ri shkollor është veçanërisht domethënës, pasi 25 shkolla të reja kanë hapur dyert për rreth 10 mijë nxënës në mbarë vendin, të ndërtuara dhe rinovuara sipas standardeve europiane.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme