Sociale 9 September 2024, 09:05 Nga VNA

Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë

Ndaje në Whatsapp
Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë

Në nisjen e vitit të ri shkollor, është shqetësuese që ritmet e rënies së numrit të nxënësve në arsimin 9-vjeçar po rriten ndjeshëm. Në krahasim me vitin e kaluar, kur tkurrja ishte 3.4%, tani situata paraqitet edhe më e rëndë.

Midis viteve 2014 dhe 2024, numri i fëmijëve në arsimin 9-vjeçar ka pësuar një rënie dramatike prej 34.5%, që përkthehet në rreth 125,000 fëmijë më pak. Kjo rënie është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm të të rinjve.

Për vitin 2023, të dhënat nga censusi tregojnë se vetëm rreth 24,000 fëmijë janë regjistruar në klasën e parë në shkallë vendi. Ky trend ka çuar në mbylljen e një numri të madh shkollash. Gjatë periudhës nga viti shkollor 2012-2013 deri në 2021-2022, janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare, duke e ulur numrin total të tyre nga 1,346 në 1,051 shkolla.

Ky zhvillim përbën një sfidë për të ardhmen e sistemit arsimor në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe qasjen e fëmijëve ndaj arsimit.

Burimi Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme