Kronika 25 October 2024, 21:12 Nga VNA

Identifikohet pronari i magazinës së drogës në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Identifikohet pronari i magazinës së drogës në

Shtetasi i shpallur në kërkim nga policia për përdorimin e një magazine si ambient për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje është Sadriano Duçi. Sipas autoriteteve, ai dyshohet të jetë "koka" e grupit dhe ka marrë magazinën me qira nga Demirshahu, duke e përshtatur atë për aktivitetin e paligjshëm për një periudhë të caktuar.

Pas zbulimit të magazinës me drogë në fshatin Voskop të Korçës, policia ka arrestuar dje 6 persona, përfshirë edhe disa gra. Këto të fundit, që nuk banonin në Korçë, u kapën në flagrancë ndërsa ishin duke përpunuar lëndën narkotike.

Sipas burimeve jo zyrtare, magazina ka shërbyer si një vend dytësor, ndërsa dyshohet se lënda narkotike dërgohej në një lokacion tjetër jashtë Korçës para se të nxirrej në treg.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme