Histori të harruara 13 Nëntor 2025, 18:54 Nga VNA

"Po më shkatërrojnë jetën dhe artin”: Letra e harruar e Dhimitër Çanit, skulptorit që iu kundërvu Odhise Paskalit në vitin 1956

Ndaje në Whatsapp

"Po më shkatërrojnë jetën dhe artin”: Letra e

Një letër e rrallë e vitit 1956, e dërguar nga skulptori Dhimitër Çani drejtuar Rita Markos, zbulon një realitet të tensionuar brenda Lidhjes së Artistëve të Shqipërisë në vitet e para të realizmit socialist. Në këtë letër personale, që nis me lutjen “më falni nëse gabohem”, Çani rrëfen se prej vitesh ishte vënë nën një presion të vazhdueshëm, moral dhe profesional, nga disa prej figurave më të fuqishme të artit shqiptar të kohës: Odhise Paskali, Foto Stame dhe Nexhmedin Zaimi. Ai shkruan se gjithçka nisi pas kritikave që kishte bërë në mbledhjen e Lidhjes së Artistëve në vitin 1954, ku ishte e pranishme edhe Liri Belishova. Sipas tij, që nga ajo ditë punët e tij nisën të përjashtoheshin rregullisht nga konkursët dhe ekspozitat, ndërsa kërkesat e bëra për mbledhje shpjeguese “u lanë në heshtje, sepse e drejta nuk u pëlqen”. Çani tregon se në konkursin e 11-vjetorit të Çlirimit kishte paraqitur 11 skulptura, përfshirë portrete të punëtorëve kinezë, por punët e tij u nxorën jashtë me arsyetimin se “nuk ishin në temë”. Ai përmend një episod të rëndë në ekspozitën e vitit 1955, ku Paskali, “me brutalitet”, urdhëroi heqjen e dy busteve të tij nga salla kryesore, duke i zëvendësuar me punët e veta, ndërsa Foto Stame u thirr me vrap që të zbatonte vendimin. Sipas letrës, kjo ndodhi vetëm një orë para hapjes së ekspozitës, kur vizitorët kishin filluar të vinin. Çani shprehet se u tallën me të edhe pse punët e tij ishin të mira, dhe se kritikat që iu bënë për figurat kineze ishin të motivuara, jo artistike. “Kjo është goditje që i bëni vetes,” u kishte thënë ai, duke i kujtuar frymën e soc-realizmit dhe miqësinë me Lindjen socialiste.

Letra përshkruan edhe një seri ndërhyrjesh të tjera, ku Paskali dyshohet se i ka marrë projekte në dorë, përfshirë monumentin e Enver Hoxhës për Shkollën e Bashkuar “Enver”, një punë që Çani thotë se ia kanë rrëmbyer “pas shpine”, pa dijeninë e shkollës. Edhe bustin tjetër të Enverit, të vendosur në uzinë, Paskali kishte tentuar t’ia hiqte nga duart, por pa sukses. Çani thotë se nuk është përfshirë kurrë në komisione dhe se çdo shpresë për përfaqësim i ishte prerë. Në mbledhjen e 9 prillit 1956, piktori Abdulla Emini kishte folur hapur në mbrojtje të tij, duke thënë se Çani ishte punëtor i palodhur dhe se ishte “goditur pa mëshirë” nga Paskali dhe njerëzit e tij, ndërsa shtonte se puna e tij meritonte përmendje në shtyp, gjë që nuk ishte bërë kurrë. Çani rrëfen se për shkak të kësaj situate është drejt dorëzimit dhe mendon të braktisë plotësisht mjeshtërinë, sepse përveç luftës morale, ai përballet edhe me vështirësi materiale, pasi punët e tij as shfaqen, as blihen, as përkrahen. Ai e mbyll letrën duke i kërkuar Rita Markos që ta ndihmojë, që ai dhe artistët e tjerë të trajtohen me sy të drejtë, “jo me përçmim dhe përjashtim”, duke i bërë thirrje për mirëvajtjen e artit popullor dhe krijimtarisë në vend.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme