Histori të harruara 9 November 2025, 17:59 Nga VNA

1989/Muri i Berlinit ra por në Shqipëri Sigurimi vijonte përgjimet

Ndaje në Whatsapp
1989/Muri i Berlinit ra por në Shqipëri Sigurimi vijonte

Në fund të viteve ’80, ndërsa regjimet komuniste të Europës Lindore po shembeshin njëri pas tjetrit, në Shqipëri realiteti ishte krejt ndryshe.

Rënia e Muri të Berlinit më 9 nëntor 1989 u pa nga qytetarët shqiptarë si një sinjal i qartë se “komunizmi kishte marrë fund” dhe se “edhe ne do të ndryshojmë”.

Në përgjimet e Sigurimit të Shtetit dëgjohen zëra të rinjsh nga Tirana e Shkodra që shprehën hapur shpresën për liri, pluralizëm dhe përfshirje në Evropën e bashkuar:

“Muri i Berlinit u prish, kjo është fundi i komunizmit.”

“Një shtet socialist mes Evropës kapitaliste nuk mund të mbetet komunist.”

Megjithatë, pushteti shqiptar vazhdonte të vepronte sikur ndryshimet nuk kishin ndodhur.

Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme (Dosja nr. 64 – “Komentet mbi ndryshimet politike në Europën Lindore”), shihet qartë se regjimi i Enver Hoxhës, tashmë nën drejtimin e Ramiz Alisë, kërkonte të ruante kontrollin me çdo mjet: internime, ndjekje penale dhe përndjekje ideologjike ndaj çdo zëri ndryshe.

Ministri i Brendshëm Simon Stefani, në një raport të marsit 1989, përshkruante situatën me fjalët: “Djalli doli nga shishja”. 

Vetëm pak muaj më vonë, kur bota festonte fundin e ndarjeve ideologjike, në Shqipëri vazhdonin përgjimet ndaj intelektualëve, gazetarëve dhe punëtorëve.

Në një raport të dhjetorit 1989, ministri Hekuran Isai kërkonte “të legalizohej veprimtaria armiqësore” e disa qytetarëve që kishin folur ndryshe – dëshmi e fundit e logjikës së frikës që ende sundonte.

Ndërkohë, nga vendet fqinje vinin lajme për pluralizëm e zgjedhje të lira:

Hungaria nisi reformën ekonomike;

Polonia lejoi Solidaritetin;

Çekosllovakia dhe Rumania po ndryshonin sistemin politik;

Jugosllavia po liberalizohej.

Në Shqipëri, megjithë izolimin, këto zhvillime depërtuan si shpresë e madhe për ndryshim. Në përgjime dëgjohej shpesh një frazë e përsëritur: “Do bashkohemi me Evropën në vitin 1992.”

 

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme