Histori të harruara 8 November 2025, 12:52 Nga VNA

Letra e dashurisë që u kthye në dëshpërim: Historia e gruas polake që iu lut Enver Hoxhës të lejohej të hynte në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

Letra e dashurisë që u kthye në dëshpërim: Historia e

Në verën e vitit 1961, një grua polake, Teresa Çuku (Machau), shkruante me dorë një letër plot ndjenja, dhimbje dhe përulësi, drejtuar vetë Enver Hoxhës. Ajo i lutej udhëheqësit shqiptar që t’i jepte vizë hyrjeje për në Shqipëri — për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj shqiptar, Sulejman Çuku, me të cilin ishte martuar gjatë studimeve në Poloni. Letra e saj ishte një dëshmi prekëse e një dashurie të ndaluar nga politika.

“Ju lutem me gjithë përulësi të më ndihmoni në situatën time tragjike,” — shkruante ajo. “Bashkëshorti im, Sulejman Çuku, është një qytetar i ndershëm dhe besnik ndaj Atdheut të tij. Djali ynë i vogël, Marek, po rritet pa babanë. Ju lutem të më jepni leje që të vij në Shqipëri e të jetoj me ta.”

Por për Teresa Çukun, dashuria nuk mjaftonte për të thyer muret e ideologjisë komuniste. Vetëm pak muaj më pas, në Tiranë, një dokument zyrtar me titullin “Informacion mbi letrën e qytetares polake Teresa Çuku (Machau)” i përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, vulosi fatin e saj: kërkesa për vizë u refuzua. Arsyeja? Martesa e saj me një shtetas shqiptar ishte “e paligjshme”, sepse ishte kryer pa lejen e organeve të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në raportin që mban firmën e zyrtarit Kujtim Myzyri, theksohet se ambasada shqiptare në Varshavë nuk ishte dakord me martesën, “për shkak të së kaluarës së familjes së Teresës” dhe për faktin se “babai i saj kishte qenë përkrahës i qeverisë polake të Londrës”, pra i një orientimi pro-perëndimor. Edhe pse ishte vrarë nga gjermanët gjatë kryengritjes së Varshavës në gusht të vitit 1944, për regjimin e Tiranës kjo nuk mjaftonte për ta konsideruar “të besueshme politikisht”.

Në fund të dokumentit, në anë të majtë, është shkruar me dorë një shënim i shkurtër, por i ftohtë:
“Shokut Ramiz: mendojmë t’i mos i japim përgjigje.”
Vendimi u nënshkrua nga zyrtarët e lartë të Ministrisë më 30 korrik 1962.

Në atë kohë, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në gusht 1961, Shqipëria ndërpreu çdo lidhje me vendet e tjera të bllokut lindor, përfshirë Poloninë. Qindra bashkëshorte të huaja të shqiptarëve që kishin studiuar jashtë, u ndaluan të hynin në vend. Disa prej tyre u shpallën të padëshiruara, të tjera mbetën përgjithmonë të ndara nga familjet e tyre.

Letra e Teresa Çukut është një nga dhjetëra dëshmi të grave polake që iu lutën më kot regjimit shqiptar për t’u ribashkuar me burrat e tyre. Një letër që fillon me fjalët “Ju lutem me gjithë zemër të më ndihmoni” dhe mbaron me heshtjen e shtetit që nuk ia ktheu kurrë përgjigjen.

Një histori dashurie që mbeti e bllokuar mes dy botëve: ajo e ndjenjës njerëzore dhe ajo e dogmës ideologjike, që në Shqipërinë e asaj kohe, kishte gjithmonë fjalën e fundit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme