
Hamasi ka emëruar Khalil al-Hayyan si udhëheqësin e ri të përgjithshëm të organizatës. Lajmi u bë i ditur këtë të hënë, përmes një deklarate zyrtare të grupit palestinez.
Al-Hayya merr drejtimin e Hamasit pas Yahya Sinwar, i cili u vra në vitin 2024 gjatë luftimeve me ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës.
I njohur si drejtuesi i Hamasit në mërgim për Gazën dhe një nga negociatorët kryesorë të organizatës, al-Hayya është konsideruar prej kohësh një figurë me ndikim në strukturat drejtuese të grupit. Roli i tij u forcua veçanërisht pas vrasjes së Yahya Sinwar dhe të ish-kreut politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran në korrik të vitit 2024.
Sipas Reuters, duke cituar zyrtarë izraelitë, Khalil al-Hayya ishte gjithashtu një nga drejtuesit e lartë të Hamasit që u vu në shënjestër të një sulmi izraelit në Doha gjatë vitit 2025.






















