Kronika 22 November 2024, 11:15 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet për paanshmërinë e gjyqtarëve të GjKKO-së dhe legjitimon përdorimin e përgjimeve “Sky-ECC” si prova

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet për paanshmërinë e
Në kërkesën që avokatët e Sali Berishës i kishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese, përfshihej edhe pretendimi se gjyqtarët e GjKKO nuk janë të paanshëm, pasi, sipas ligjit të SPAK nr. 95/2016, konkretisht neneve 48-51, llogaritë e tyre bankare dhe telekomunikimet monitorohen periodikisht nga hetuesit e BKH-së, nën mbikëqyrjen e një prokurori të SPAK. Avokatët e zotit Berisha pretendonin se kjo ishte diçka që ndikon në vendimin e gjykatës. Në fakt, ky parashikim është i përcaktuar në Kushtetutë (me ndryshimet e vitit 2016) dhe ligji i SPAK vetëm sa e ka detajuar atë. Sali Berisha ka pretenduar se ky rregull është antikushtetues, duke kërkuar që të shfuqizohet. Interesant është fakti se i njëjti pretendim është ngritur edhe në një çështje “të nxehtë”, të cilën Gjykata Kushtetuese pritet ta shqyrtojë së shpejti. Në çështjen “Sky-ECC”, ngrihet, ndër të tjera, pikërisht çështja e “paanshmërisë” së gjyqtarëve të GjKKO-së, për shkak se llogaritë bankare dhe telekomunikimet e tyre, si dhe të familjarëve të tyre, monitorohen nga punonjës të SPAK. Këtë pretendim, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar më parë dhe ka konkluduar se ai është i pabazuar dhe duhet rrëzuar. Ligji që autorizon monitorimin e gjyqtarëve është në përputhje me Kushtetutën, duke arsyetuar si më poshtë: 1. Së pari, ky rregull ligjor është i parashikuar fillimisht në vetë Kushtetutën. 2. Së dyti, monitorimi i llogarive bankare dhe telekomunikimeve kontrollohet, në instancë të fundit, nga vetë gjykata dhe nga KLGJ (në rastet kur mbi bazën e tyre fillon ndonjë procedim disiplinor për gjyqtarët). 3. Së treti, gjyqtarët kanë garanci të plota për të qenë të pavarur, duke përfshirë sigurinë e tyre në emërim, karrierë, pagë dhe mbrojtje. Në këtë mënyrë, ky përfundim i Gjykatës Kushtetuese i jep automatikisht përgjigje të njëjtit pretendim që është ngritur nga biznesmeni Pëllumb Gjoka në çështjen “Sky-ECC”. Rregulli i përcaktuar është se një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese për një pretendim të ngjashëm shërben si precedent ose si “gjë e gjykuar” nëse i njëjti pretendim ngrihet në një çështje tjetër më vonë.

Përfundimisht, gjykimi për masën e ndalimit të kryetarit të PD i ka dhënë zgjidhje edhe çështjeve të përgjimit të “Sky-ECC”. Pavarësisht çdo pretendimi, ato do të konsiderohen prova të mirëfillta nga prokurorët e posaçëm.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme